Forumi i Davosit mbyll punimet, formohet koalicioni “Misioni i mundur” - Business Magazine Albania

Forumi i Davosit mbyll punimet, formohet koalicioni “Misioni i mundur”

Pandemia e koronavirusit dhe pasojat e saj, ishin në qendër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që filloi më 25 e përfundoi më 29 janar. Kësaj here, qyteti i njohur zviceran, ku mblidhen të mëdhenjtë e botës, nuk do të presë askënd, pasi takimi u mbajt virtualisht, për shkak të masave kundër Covid-19. Pjesëmarrësit u përpoqën të jepnin përgjigje konkrete për tema jetësore si shpërndarja e drejtë e vaksinave, përballimi i varianteve të reja të koronavirusit dhe frenimi i krizës globale ekonomike.

Gjatë punimeve u formua koalicioni ‘Mission Possible’, ku janë përfshirë 400 kompani, ndër klientë, prodhues, banka, aksionerë dhe autoritete. Qëllimi është të përshpejtohet ulja e çlirimit të karbonit nga industria e rëndë dhe ajo e transporteve, që janë edhe dy sektorët që ndikojnë më tepër në nivel botëror në ndryshimet klimatike.

Ky koalicion është mbështetur nga emra të njohur, si Bezos Earth Fund dhe Breakthrough Energy, lind pas idesë dhe kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterrez, në samitin e klimës në vitin 2019, i cili kërkoi krijim politikash dhe zbatim më rigorozitet për uljen e çlirimit të dioksidit të karbonit nga 7 sektorët industrialë.

Lajmi u bë i ditur nga WEF, një nga 4 partnerët kryesorë të këtij Partnership me rastin e punimeve të forumit ekonomik e politik ndërkombëtar Davos 2021. Temat kryesore në axhendën e World Economic Forum, ku vendosen fatet e botës, janë: si të shpëtohet Toka, politika ekonomike më të drejta, zhvillimi teknologjik, shoqëria dhe puna e së ardhmes, përmirësimi i botës së biznesit, përmirësimi i sistemeve shëndetësore, eliminimi i pabarazive dhe bashkëpunim mes shteteve.

Një ditë pas fillimit të Forumit të Davosit, në Riad të Arabisë Saudite filloi një takim tjetër i rëndësishëm. Është fjala për edicionin e katërt të Fund Investment Initiative (Nisma e Investimit të Fondeve), i ashtuquajturi “Davos i shkretëtirës”. Në takimin e parë të këtij lloji në kryeqytetin e mbretërisë saudite, në vitin 2017, u mblodhën 3.800 ekspertë, sipërmarrës dhe përfaqësues financiarë nga 90 vende, të cilët diskutuan për ato zhvillime ekonomike, që nuk bazohen vetëm në përdorimin e naftës.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0