Forumi i 3-të i Tirana Energy do të fokusohet në potencialin e burimeve natyrore të Shqipërisë - Business Magazine Albania

Forumi i 3-të i Tirana Energy do të fokusohet në potencialin e burimeve natyrore të Shqipërisë

Instituti i Energjisë për Evropën Juglindore (IENE) në partneritet me SEA Consulting organizon forumin e 3-të të Tirana Energy të enjten më 30 maj 2024, me qëllim që të shqyrtojë dhe diskutojë aspektet aktuale të sektorit të energjisë në Shqipëri, por edhe të eksplorojë potencialin e tij në rritje, duke përfshirë bashkëpunimin me vendet fqinje.

Forumi do të ketë një përfshirje të gjerë të politikave energjetike që ndiqen aktualisht në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti. Në të njëjtën kohë, forumi do të kërkojë të eksplorojë gamën e plotë të burimeve energjetike që po shfrytëzohen aktualisht nga Shqipëria dhe transformimin e infrastrukturës së sistemit elektroenergjetik, ndërkohë që do të përpiqet të përshkruajë sfidat dhe perspektivat e ardhshme.

Efiçenca e energjisë dhe prodhimi do të analizohen veçanërisht për shkak të rëndësisë së tyre në rritje në ndërtesa dhe industri, në kontekstin e politikave të menaxhimit të kërkesës. Rritja e shpejtë e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë shoqërohet me nevojën për kapacitete shtesë balancuese ku prodhimi i energjisë nga gazi natyror mund të luajë një rol të rëndësishëm. Për më tepër, roli vendimtar i ngarkesës bazë do të analizohet për funksionimin e sistemeve elektrike të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, e cila luan një rol kryesor falë potencialit të saj të madh hidro. Do të diskutohen gjithashtu edhe perspektivat e importit të gazit natyror dhe roli kryesor i tij  për prodhimin e energjisë.

Për më tepër, nisja e Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX) dhe ecuria e saj deri më sot, apo përfshirja e tregut të Kosovës dhe roli gjithnjë e më i rëndësishëm i burimeve të rinovueshme (veçanërisht fotovoltaikët) në sistemin energjetik të vendit do të shqyrtohen në forumin e 3-të të Tirana Energy.

Lexo edhe:Pamela Medha, sipërmarrësja që po sjell në Shqipëri biznesin e nisur në Kuvajt

Një pjesë tjetër e rëndësishme e sistemit energjetik të Shqipërisë është potenciali i konsiderueshëm i kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, i cili do të diskutohet gjerësisht në kontekstin e investimeve aktuale dhe të planifikuara dhe kontributit të rëndësishëm në financat e vendit që rrjedhin nga eksportet e naftës bruto.

Sesioni i parë i forumit të këtij viti, i cili do të fillojë me fjalët hapëse nga organizatorët, ku do të japin një pasqyrë të plotë të Sektorit të Energjisë së EJL dhe rolit të rëndësishëm që luan Shqipëria, si dhe sfidave kryesore me të cilat përballet vendi. 

Infrastruktura elektrike e Shqipërisë do të jetë fokusi i sesionit të 2-të të forumit. Ekspertët nga KESH, Korporata Elektroenergjetike e vendit, OST Sh. A. (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë) dhe Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë të Greqisë (IPTO) janë përfshirë në panelin e sesionit të 2-të forumit. Në sesionin e tretë, për rregullimin dhe funksionimin e tregut të energjisë elektrike, ekspertë dhe institucione të energjisë, si Enti Rregullator i Energjisë Shqiptare (ERE), Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) dhe PPC Albania Sh.A., do të përfaqësohen në nivelin më të lartë. 

Kërkimi dhe prodhimi i hidrokarbureve në tregun vendas të naftës dhe gazit natyror, do të jenë temat e sesionit të 4-të, të cilat do të trajtohen nga drejtues të firmave energjetike me rol të spikatur në sektorët përkatës në Shqipëri, si Bankers Petroleum Albania Ltd. Delvina Gas Company Ltd dhe ANIO OIL, si dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së vendit.

Në sesionin e 5-të, për efiçencën e energjisë dhe BRE-të, fjalën do ta marrin ekspertë të vlerësuar nga Greqia dhe Shqipëria. Forumi i 3-të i Tirana Energy do të mbyllet me një sesion të veçantë me fokus burimet e rinovueshme të energjisë me folës nga shoqata dhe firma aktive në këtë sektor dhe me fjalët përmbyllëse të organizatorëve.  

Folësit dhe panelistët në forumin e 3-të të Tirana Energy do të vijnë nga të gjitha kompanitë dhe institucionet kryesore shqiptare të energjisë, por edhe nga organizmat rajonalë si IENE.

Aktiviteti njëditor do të zhvillohet në Hotel Tirana International dhe mbështetet nga kompani të mëdha energjetike nga Shqipëria dhe Greqia. Shoqata Helenike e Biznesit të Shqipërisë (HBAA) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës janë Partnerë Strategjikë të forumit të 3-të të Tirana Energy, ndërsa Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (APTO) i Greqisë, Firma Ligjore KG dhe kompania energjetike EnSCo marrin pjesë si mbështetës.

Sponsorët e medias përfshijnë Energia.gr si dhe portalet NEGlobal.eu. 

Informacione të detajuara mbi forumin Tirana Energy, duke përfshirë folësit e konfirmuar, programin e konferencës dhe regjistrimin mund të gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0