George Russell është kampioni i ri i Formula 1 virtuale. Turneu i zhvilluar në mënyrë elektronike për shkak të mungesës së garave të vërteta, ka shpallur si fitues pilotin e Williams, i cili tashmë, pas titullit në çmimet virtuale kërkon titullin në garat reale.
22-vjeçari nuk arriti të grumbullojë asnjë pikë të vetme në edicionin e shkuar të Formula 1, por në garat online ishte fantastik, ku me fitimin e garës së fundit, atë të Kanadasë, arriti të korrë 4 fitore radhazi.
“Ka qenë e shkëlqyer. Na ka argëtuar dhe na ka mbajtur në ritëm, kjo është e sigurt. Të kesh mundësi për të garuar kundër të gjithëve është një gjë e mirë. Jam i kënaqur që morëm rezultatet pozitive”, tregoi Rusell pas “titullit” virtual.
Lexoni: Norvegjia pezullon aplikacionin për ndjekjen e kontakteve COVID-19
Tashmë britaniku shkon me petkun e kampionit në sezonin e vërtetë të Formula 1 dhe rivalët duhet ta marrin seriozisht potencialin e tij. Kjo për shkak se Russell la pas tij edhe dy rivalët e tij në garat reale, Alex Albon dhe Esteban Gutierrezin. Gara e transmetuar në platformat dixhitale të Formula 1 u zhvillua në ditën kur do të ishte organizuar gara e shtyrë e Montrealit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto