Former CEO i Microsoft Consulting Italy, Stefano Poggi: Shqipëria ka talente në ICT - Business Magazine Albania

Former CEO i Microsoft Consulting Italy, Stefano Poggi: Shqipëria ka talente në ICT

Deri tani ne kemi intervistuar sipërmarrës shqiptarë të cilët kanë investuar në Shqipëri ose jashtë vendit. Sot kemi vendosur t’ju prezantojmë me një histori suksesi të një sipërmarrësi italian i cili ka vendosur të hapë biznese në Shqipëri. 

Stefano Poggi, është themelues i dy kompanive që operojnë në tregun shqiptar; MoreOne themeluar në vitin 2016 dhe Dynamics Hub Albania themeluar në vitin 2018. Ai është diplomuar në universitetin “Politecnico di Milano”, pas përfundimit të studimeve të nivelit master ka punuar si Asistent Lektor në University of Como.

Ai ka një eksperiencë të gjatë profesionale, duke përmendur këtu disa prej tyre: Menaxher i Përgjithshëm në Microsoft Consulting Services for Europe, Menaxher i Përgjithshëm në Unisys Europe, Partner tek Ernst & Young Consulting, Menaxher në Combi Consulting, etj.

Por sot, do të flasim për investimet e tij në Shqipëri dhe rrugëtimin e tij si një sipërmarrës i suksesshëm.

  1. Pse keni zgjedhur të ndërmerrini “rrugën e sipërmarrjes”, ka lidhje kjo me formimin tuaj profesional apo është diçka të cilën e kuptuat që ishte ajo që donit të bënit, duke punuar për kompanitë e mëdha, siç edhe janë përmendur më sipër?

Babai im ka punuar gjithmonë në mënyrë të pavarur duke hapur edhe disa biznese të vogla, dhe kjo është gjurma e parë në historinë time në lidhje me sipërmarrjen.
Duke punuar si drejtues në kompani të mëdha, me kalimin e kohës nisa të kuptoja që isha një “punonjës i paguar shumë mirë”, idetë e mia dhe kreativiteti im “nuk ju bënte punë” nëse nuk ishin në nivelet e duhura.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kompanitë e mëdha kanë tendencë që ti zëvendësojnë personat e maturuar profesionalisht ( dhe të paguar shumë mirë) në të 50-tat e tyre, dhe mënyra më e mirë për të vazhduar të punosh në atë që ty të pëlqen është që të “marrësh të ardhmen në duart e tua”.
Unë as nuk e mendoj daljen në pension si një mundësi ndaj do i kthehem traditës së babait tim. Ai e mbylli kompaninë e tij në moshën 78-vjeçare.

  1. Është Shqipëria, i vetmi vend në të cilin ju keni vendosur të hapni një biznes?

Jo, në fakt dy filialet që kemi në Shqipëri janë pjesë organike e grupit të zyrave të konsulencës që kemi në Itali dhe Zvicër, por pjesa më e madhe e zhvilluesve (stafit) është e përqendruar në Tiranë.

  1. A është e thjeshtë të bësh biznes në Shqipëri, dhe pse keni zgjedhur që të investoni në vendin tonë dhe jo në ndonjë prej vendeve të tjera të Ballkanit? Sipas jush cilat janë disa nga avantazhet krahasuese të Shqipërisë?

Ndonjë herë zgjedhjet tona bëhen bazuar dhe në shanset  që na ofrohen. Kur vendosa të hap biznes në Ballkan, kam eksploruar veriun e Rumanisë ( një vend në të cilin kam pasur eksperiencë dhe kontakte) dhe Tiranën, ku një ish kolegu im i cili ka punuar në E&Y kishte hapur një kompani para 12 vitesh nën emrin Moreone (sot mban emrin Exatt-o). Ne vendosëm që të investonim në Tiranë dhe mund të themi që kemi qenë me fat. Eksperienca që të rinjtë kishin këtu, gjuhët që flisnin (italishtja dhe anglishtja) dhe programet e universiteteve ( p.sh.m, Informatikë Ekonomike është një program studimesh që mungon në Itali) do i listoja si avantazhe krahasuese të Shqipërisë, bazuar në fushën në të cilën ne operojmë.

Për më tepër ne kemi një blog në website-in tonë ku ndajmë  eksperiencat dhe pikëpamjet tona për tregun, një nga të cilat është edhe link-u në vijim i cili tregon avantazhet e të punuarit me staf nga Shqipëria: http://www.dynamicspeople.tech/blog.html

  1. Ju keni punuar në disa kompani të mëdha si Microsoft. Cilat kanë qenë leksionet më të vlefshme që keni mësuar të cilat ju kanë ndihmuar në rrugëtimin tuaj si sipërmarrës?

Duke punuar si konsulent në pothuajse gjithë botën si pranë: Accenture, Capgemini, Publicis Sapient të trajnuarit të punonjësve në mënyrë të vazhdueshme, duke qenë se është një situatë ku të dy palët janë të fituara (si punëdhënësi ashtu edhe  punëmarrësi) është një nga gjërat më me vlerë që kam mësuar.

Por dua të veçoj faktin që puna në Microsoft ka qenë një eksperiencë me shumë vlerë të shtuar për mua, së pari kam qenë pjesë e “5 General Managers” të cilët nisëm Microsoft Consulting në nivel global, por jo vetëm kjo pasi unë gjithashtu kisha mundësinë të isha CEO i Microsoft Consulting Italy, e cila u nis si një kompani më vete dhe ku unë duhet të kujdesesha për klientët, njerëzit, projektet  por edhe për marrëdhëniet me bankat që në kushte  normale nuk përballesh me probleme të tilla në kompani të mëdha konsulence.

Por e gjithë kjo eksperiencë  më dha mundësinë që të isha gati të hapja biznesin tim.

  1. Ka një studim i cili thotë se mosha mesatare për një themelues startup-i të bëhet i suksesshëm është mosha 45-vjeç. A vlen kjo për rastin tuaj, apo ju mendoni se sa më herët të nisni këtë rrugëtim aq më herët mund edhe të bëheni të suksesshëm?

Do e nisja duke u dhënë një përgjigje tipike të një konsulenti: “Varet”

Së pari, varet nga sektori i biznesit dhe nga madhësia e biznesit potencial. Unë mendoj se CEO-t e rinj të cilët menaxhojnë kompani konsulence do ta kenë shumë të vështirë të jenë të besueshëm tek klientët dhe punonjësit për shkak të eksperiencës.

Por ka biznese të tjera, si p.sh.m të kesh një ide inovative me ndonjë program ose aplikacion, atëherë suksesi mund  të lindë edhe më herët. Kur Bill Gates nisi Microsoft ishte në të 20-tat e tij, ai emëroi një President për Microsoft, ku praktikisht ishte edhe “konsulenti” i tij.

Një nga aktivitetet e këshillimit që unë së bashku me partnerët e mi kemi marr përsipër së fundmi ka qenë  edhe të jemi përfaqësues ose “business angels” në Bordet Drejtuese të startup-eve në fushën e IT-së, për të diskutuar, këshilluar dhe mbështetur me network, metodologji dhe aftësi manaxheriale. Në 2020, biznesi nuk është i thjeshtë dhe nuk mund të mësohet në libra/ universitete, ndaj do sugjeroja nisma të ngjashme për të mbështetur shanset për sukses të sipërmarrësve të rinj që janë “self made”.

  1. Çfarë do të donit të ndryshonit në kulturën e punës në Shqipëri? Po në lidhje me lehtësinë për të bërë biznes çfarë do sugjeronit që të ndryshonte, ndryshim i cili do e bënte vendin më tërheqës për investitorët e huaj.

Jam duke u munduar të menaxhoj punonjësit në kompanitë tona që të jenë sa më shumë të “vetë-përgjegjshëm” dhe vendimmarrës. Nuk e di sesa lidhet kjo me kulturën aktuale të punës në vend (ku jam i vetëdijshëm që këto nuk janë gjera që bëhen normalisht në masë) kështu që ne jemi duke bërë pjesën tonë për të sjellë sado pak ndryshim.

Në përgjithësi Shqipëria duket shpesh si “një vend në tranzicion” me disa procedura burokratike si “kopja origjinale e dokumentit” ose “firma ngjyre blu në dokumente ”, ku uroj shumë që të gjitha këto do të mbeten në të shkuarën pas situatës që solli pandemia në mënyrën e funksionimit. Për pjesën tjetër pastaj mendoj që Shqipëria është në pozicionin më të mirë të mundshëm për të investuar  në inovacion dhe modernizim, por që sigurisht e gjitha kjo duket të planifikohet dhe të drejtohet në mënyrë të vazhdueshme nga sektori publik në vend.

  1. A mendoni se Shqipëria është “Kina e vogël” në lidhje më koston e punës në fushën e programimit dhe ICT?

Në përgjithësi do të isha kundër këtij konstatimi, por do doja të theksoja që qëllimi jonë nuk është të jemi në kërkim të “forcës së lirë të punës”.

Nuk e mohojmë që globalizimi dhe distanca e vogël gjeografike sjell reduktimin e kostove, por qëllimi jonë është të gjejmë njerëz të talentuar sigurisht dhe me kosto më të ulët sesa vendet e Evropës Perëndimore, por kjo vjen si prioritet sekondar.

  1. Pjesa me e madhe e portofolit të klientëve tuaj janë ndërkombëtar, si: ACI ( Automobile club d’Italia), Banca Mediolanum, Credit Agricole, etj por punonjësit janë pothuajse të gjithë shqiptarë. Cila është arsyeja që keni vendosur të mos punoni me kompani shqiptare?

Si Grup ne kemi vendosur të fokusohemi në klientë final të mëdhenj dhe me projekte komplekse dhe ambicioze dhe për këtë arsye kemi synimin të punojmë me kompani të unifikuara të cilat kanë prioritet sistemet e integruara të IT-së. Kjo gjithashtu lidhet edhe më qëllimin e cilësisë, inovacionit të avancuar dhe njerëzve më të mirë.

Shqipëria është vendi që ne do e shikojmë menjëherë për të identifikuar klientë sapo tregu të rritet dhe maturohet profesionalisht. Pothuajse të gjithë bizneset në Shqipëri mund të kategorizohen për “tregun e mesëm”  ( limiti për të qenë kompani e tregut të mesëm është që të kenë një xhiro vjetore prej 1 bilion euro) por kjo do të ndodhë kur kompanitë lokale  do të arrijnë të përballojnë zgjidhjet dhe shërbimet që ne ofrojmë, pas kësaj ne do jemi të gatshëm të ofrojmë projekte direkt për tregun vendas.

Por për të qenë korrekt, nuk është se ne nuk kemi klientë në tregun shqiptar pasi Megatek ka zgjedhur një nga shërbimet tona dhe jemi duke punuar me ta që prej vitit 2019.

  1. Sipërmarrësit zakonisht e shikojnë krizën si mundësi/ oportunitet. A patë ju ndonjë të tillë gjatë kësaj pandemie?

Pak por e sigurt, ishin 9 muaj ku na u desh të  ri-mendonim, ri-konfirmonin si dhe të gjenim mënyra të reja për të bërë gjërat. Nuk e di nëse mund ta quaj “oportunitet” por na u desh të ndërtonim qëndrueshmërinë dhe kjo na bën të fortë për të ardhmen.

  1. Çfarë do ju sugjeronit të rinjve/ studentëve shqiptarë të cilët ende e shikojnë si mundësi të largohen nga vendi dhe të punojnë jashtë Shqipërisë?

Sugjerimi është që si fillim të qartësojnë veten e tyre mbi arsyen se pse duan të marrin një vendim të tillë.

Nëse arsyet lidhen me zgjerimin e kompetencave të tyre profesionale dhe njohurit si dhe të mësojnë më shumë për kulturën dhe mënyrën e të bërit biznes në vendin ku shkojnë, por me qëllimin që do të kthen përsëri në vend pa pasur kështu “kompleksin e inferioritetit”, kjo mendoj se do të jetë “mindset” i duhur dhe një këndvështrim shumë i mirë.

Nëse arsyeja nuk lidhet me “paratë”, do i sugjeroja që ta mendonin dy herë përpara sesa të largoheshin, pasi nëse lëvizja bëhet për para si fillim shpërblimi financiar që mund të marrin në një vend tjetër mund të duken mjaftueshëm shumë krahasuar  me Shqipërinë por jo mjaftueshëm krahasuar me kostot që lindin nga jetesa dhe ajo që mbetet në fund është vetëm sa për të bërë një jetë normale në një vend tjetër.

Një pjesë e stafit që janë larguar nga kompanitë tona në Shqipëri para 2020 (6-7 kolegë) kanë lëvizur për në Gjermani. Disa prej tyre kanë planifikuar që të qëndrojnë atje, disa prej tyre janë kthyer . Të njëjtën situatë ka kaluar edhe Bukureshti gjatë kohës që kam punuar atje, por aman vendi ka bërë përmirësime në cilësinë  e jetës ndaj dhe një pjesë e mirë e të larguarve  nga vendi janë kthyer.

  1. Sipas jush cilat janë ato aftësi (soft skills) që dikush duhet ti ketë për të qenë i suksesshëm?

Në biznesin tonë (konsuenca) ku personi është pjesë e produktit, të gjitha kanë rëndësi. Por do doja të përmendja diçka që gjithmonë duhet pasur në konsideratë  “provo të veshësh këpucët e tjetrit” kushdo qoftë ai, klient, partner ose punonjës.

Mendoj që kjo është baza për të krijuar situata dhe zgjidhje që janë “win-win” për të dyja palët dhe situata të tilla ka mjaftueshëm, më shumë sesa mund t’ju kishte marrë mendja.

 

English version

 

Former CEO of Microsoft Consulting Italy, Stefano Poggi: Albania has talents in ICT    

Until now we have interviewed Albanian entrepreneurs who have invested in Albania or abroad. Today we decided to present a successful story in Business Magazine Albanian, of an Italian entrepreneur who decided to open Companies in Albania.

Stefano Poggi, is the founder of two companies operating in the Albanian market: MoreOne technologies since 2016 and Dynamics Hub Albania since 2018. He was graduated at the university “Politecnico di Milano”, and after finishing his master degree he also worked there as Assistant Professor and in the University of Como teaching Operational Research, Industrial Economics and Finance & Administration.

He has a wide experience, mention here some of them, as: General Manager of Microsoft Consulting Services for Europe, General Manager Consulting at Unisys Europe, Partner at Ernst & Young Consulting, Managing Partner at Combi Consulting, etc.

But today we will talk about his investment in Albania and his road as a successful entrepreneur.

Stefani thank you very much for accepting to have an interview with Business Magazine Albania.

 

  1. Why have you chosen to take the road of “entrepreneurship”, is this related to your background or it’s something you noticed during the time you worked within this big companies?

My father always worked independently and opened in sequence a few small businesses, and this a first important heritage in my background.

Working as an Executive in big consultancies or large corporations, over the time I realized I was a “very well paid employee” and was asked to act as a “gear” required to perform as expected by the other’s business model.  My creativity and ideas often were not needed, if not harmful.

And – last but not least – large corporations are often seeking to replace the more mature (and well paid) people in their 50ies, and the best way to continue work while doing what you like, is “taking your future in your own hands”.   I cannot even considering “retiring”; and going back to my father… he closed his last Company at 78yo.

 

  1. It’s Albanian the only country where you have opened a business?

No, in fact the 2 Albanian “units” are an organic part of an IT consultancy group with offices (companies) also in Italy and Switzerland, but the vast majority of the employees are in our “software factories” based in Tirana.

  1. Is it easy to make business in Albanian, and why you invested here and not in any other Balkan Country? According to you what are the comparative advantages of Albania?

Sometimes choices are made also by chance. When I decided to open in the Balkans I explored North of Romania (a country where I already had experience and contacts) and Tirana, where former E&Y colleagues of mine opened a Company over 12 years ago called Moreone (today Exatt-o).  I decided for Tirana and I can say we have been fortunate.  Thanks to their experience and image we had a facilitated startup; and languages spoken (Italian, English), University programs (i.e. Business Informatics is an important curriculum of studies, absent in Italy) and proximity to Italy and to Western Europe have been key elements.

Note: we published an infographic on Dec, 9 on the blog of our Group’s website to underline why nearshoring – working near Western Europe – is better than offshoring – from India or far east – and which we believe are the advantages of doing it Albania. (See  http://www.dynamicspeople.tech/blog.html )

  1. During the time I was searching information, to create a full profile of your professional experiences, I noticed that you have worked in some big company as Microsoft. What was the most valuable “lesson” you learned that helped in your road to “being an entrepreneur”?

Worldwide consulting leaders like the “ancestors” of Accenture, Capgemini, Publicis Sapient I worked for, keep training people to grow then year by year, since there is a common “win-win” shared goal, which is one day to allow the best to become partners, meaning real shareholders.

But in fact Microsoft has been a quite unique additional experience: first of all I was part of the team of 5 General Managers who started up Microsoft Consulting at worldwide level; but not only – I also had the opportunity to be the CEO of Microsoft Consulting Italy, which was born as a separate Company for which I had to take care of clients, people, projects but also of the cash and banks and other aspects which you normally do not face in the large consultancies. As I normally say it was a sort of “monopoly money” since I was not risking my own wealth, but this experience prepared me to make the final step and open, finance and manage our own business.

  1. There is a study that show that the average age of a startup’s founder to be successful is after 45 years old[1]. Is this valuable for your case, or you thing that ASAP you start the road of entrepreneurship the sooner you will be successful?

I start giving you a typical consultant’s answer:  “It depends”

First of all it depends on the business sector and on the size of the potential business. I think for example that a young CEO of management consulting would find very hard to be considered “credible” by clients and employees.

There are other businesses – like having a bright idea of some app or software – that can be started a lot earlier.  When Bill Gates started Microsoft he was in his 20ies… but, he appointed as Microsoft President the former CEO of the enormous Group Boeing based in Seattle area like Microsoft. He basically hired his “coach”.

One of the recent Consulting activities of myself and my partners has been acting as “business angels” present in the Board of Directors of IT start ups to be able to discuss, consult and support with relationships, methods and management skills. In 2020 the business is not easy and cannot be learned on the books / at school, so I would suggest a similar support to increase the  probability of success of “self made” and very young entrepreneurs

 

  1. What would you like to change in the culture of work here in Albanian? What about regarding “the easy of doing business” what would you suggest to be different, changes that can help our country to be more attractive for foreign investitures.

The previous answer tells a lot already; I am trying to set a way of managing our Companies making people as much as possible self-responsible and empowered.  I am not sure how much this can match the normal Albanian culture of management  (just to say I am almost sure this is not things are being done normally)….so we are doing our small part in try to change something.

In general Albania looks sometimes like “a Country in transition” and some bureaucracies like “original copies of documents” or “blue pen signatures” (just to mention a couple) I hope will remain in the past after this pandemic period.  For the rest I think that Albania has the chance and is in a good position of jumping to innovation and modernity avoiding the “legacy” of intermediate evolutions, like Estonia or in part Romania did, but this “jump” is an opportunity but must be planned driven and sustained by the public government.

 

  1. Do you think Albanian as the “new little china” regarding the cost of labor in the field of programing and ICT?

In general I would refer again to some of the points of our infographic on nearshore from Albania, but I want to underline that we are not here seeking for pure “low cost”.

We cannot deny that globalization and near/off shore allow to reduce costs, but our goal is finding talent and hire “some of the best people”, of course at competitive costs vs. western Europe, but this comes as 2nd priority.

 

  1. The portfolio of clients your company work with are international as: ACI ( Automobile club d’Italia), Banca Mediolanum, Credit Agricole, etc but the workers are mostly Albanian. What is the reason you didn’t chose to work with Albanian company?

We decided – as a Group – to focus of very large final clients and complex and ambitious projects, and for this reason we tend to work as “business unit” of the largest IT system integrators.   This also matches with the goal of quality, advanced innovation and best people.

Albania is the only place where we would go direct to local clients as soon as the market will mature.   All of the businesses in Albania are at maximum classified in “middle market” (the limit of this being 1 billion Euro turn over per year) but this is evolving and as soon as the local Companies will afford the solutions and the services we perform, we will be more than willing to perform projects directly.

In any case it is not correct ot say that we do not serve Albanian market.   Megatek sa has chosen Microsoft Dynamics 365 as a CRM for Customer Service, Marketing and Sales and we are the implementation Company since 2019. (I have the endorsement of Dionis Teja, the owner, of mentioning them).

 

  1. Entrepreneurs usually see the crisis as opportunities. Did you saw any opportunity during this pandemic?

For sure we had 9 months in which we had to rethink, reconfirm and find new ways of doing business.

I don’t know if I would call it “opportunity” but, we had to build resilience and this makes us stronger for the future.

 

  1. What will you suggest to an Albanian students/ youth that are thinking about to leave the country for working abroad?

My suggestion is simply to clarify to themselves first the reason for doing it.

If it is to expand the competences (maybe at a local University) and the knowledge of another culture and the business, in order to come back one day without an “inferiority complex” vs. other countries or people, to establish or to work for a business that can compete, I think it would be right mindset and a good option.

If it is “for more money” I would suggest to think twice before moving; the money would be the usual money of another country but also the expenses would be aligned (all double, triple..) so what it would really remain would be trying to live in a different way and in a different culture for a while (which brings me back to the previous point).

Almost all the people we’ve “lost” before 2020 pandemic period (6-7 of our former colleagues) moved to Germany. I think that just a few of them plan to stay there forever; some is already back.  I lived a situation already that we can relate with Romanian people.  Bucharest improved a lot in terms of “quality of life” (and I see their initial signs in the evolution of Tirana), and in 2015 the flow of romanian people turned back from “export” to “reimport”, with many and many returning home.

We are trying to offer to some of our best people the opportunity to extend their “horizons”, bringing them to some clients in northern Italy or abroad and even transferring them temporarily in our Italian Company; we did not open in Stuttgart yet, so we cannot do it in Germany for now… but … if it is not for salaries, I think Italy is good enough (and probably living better, but this is a personal “taste”).

Let me say that we are probably not the only ones and that there might be additional options available.

 

  1. According to you what are the skills (soft skills) that are “a must” for someone to be successful?

In our business (consulting) where the person is part of the product, they all matter.

But I want to mention one which I always YOURSELF IN THE SHOES of the person you are facing with (can be a client, a partner, an employee…).

I think it is the basis of building strong “win – win” situations or solutions; and they exist a lot more often than expected.

 

 

[1] https://hbr.org/2018/07/research-the-average-age-of-a-successful-startup-founder-is-45

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0