Formatet digjitale të reklamave outdoor po tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme! - Business Magazine Albania

Formatet digjitale të reklamave outdoor po tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme!

Formatet digjitale të reklamave outdoor tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme!

Formatet premium të Digital Out of Home (DOOH) të mëdha dhe cilësore tërheqin pesë herë më shumë vëmendje krahasuar me formatet digjitale online, sipas një studimi të ri.

Pse DOOH ka rëndësi

Studimi “The Attention Dividend”, realizuar nga Ocean Outdoor në bashkëpunim me Lumen Research, konfirmon fuqinë e këtij formati për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve. Ky studim mbështet dhe forcon gjetjet e mëparshme të Lumen dhe Ebiquity, duke treguar se DOOH mund të përdoret si një instrument strategjik për rritje të qëndrueshme të brandit. Duke ndikuar pozitivisht në kujtesën dhe përzgjedhjen e markës, ky format kontribuon në përmirësimin e kthimit nga investimi në periudhë afatgjatë, duke rritur disponueshmërinë mendore të brandit dhe ndikimin e tij në treg.

Të dhëna kryesore nga studimi:

  • Formatet premium të DOOH janë mesatarisht 5.1 herë më efektive se reklamat digjitale online.

  • Ato mbajnë vëmendjen 8.2 herë më gjatë se display ads online, 5.5 herë më gjatë se përmbajtjet në rrjetet sociale, dhe 1.6 herë më gjatë se videot online.

  • Kur DOOH përdoret në kombinim me reklamat standarde OOH (Out Of Home), për të maksimizuar shtrirjen dhe frekuencën, vihet re një korrelacion i fortë mes vëmendjes dhe fitimeve afatgjata, sipas modelit “Maximising Profit Through Attention” nga Lumen dhe Ebiquity.

  • Reklamat video në DOOH premium sjellin deri në 2.5 herë më shumë ndikim në kujtesën e markës sesa videot online.

  • Krahasuar me përmbajtjen statike, videot në DOOH nxisin 2.5 herë më shumë përzgjedhje të brandit.

  • Formatet 3D DeepScreen rrisin dëshirueshmërinë për markën me 32%.

“DOOH premium nuk është thjesht një kanal i sigurt për markën – është një kanal me cilësi transmetimi, që sjell rezultate të matshme si në ndërtimin e brandit, ashtu edhe në rritjen e të ardhurave” – Phil Hall, CEO, Ocean Outdoor UK.

Lexo edhe:5 llojet e konsumatorëve që mund të shkatërrojnë biznesin tënd

Rreth studimit

Studimi u realizua me pjesëmarrjen e 2,500 personave, përmes një eksperimenti të stilit laboratorik online. Pjesëmarrësit panë video me perspektivë të parë (POV) të ecjes nëpër qytet, gjatë të cilave kalonin pranë pikave të caktuara me reklama DOOH. U monitoruan lëvizjet e syve dhe më pas u zhvillua një anketë për të matur kujtesën ndaj reklamës, ndikimin në zgjedhje dhe dëshirueshmërinë për markën.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0