Fondi Rajonal i Sfidave shpall thirjen e katërt për aplikime – Fonde të konsiderueshme për të forcuar aftësitë dhe për të rritur konkurrueshmërinë e Bizneseve në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Fondi Rajonal i Sfidave shpall thirjen e katërt për aplikime – Fonde të konsiderueshme për të forcuar aftësitë dhe për të rritur konkurrueshmërinë e Bizneseve në Ballkanin Perëndimor

Institutet e Trajnimit Profesional dhe Sipërmarrjet nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë të ftuara të aplikojnë deri më 6 qershor 2025. 

Fondi Rajonal i Sfidave(RCF) ka hapur zytarisht Thirrjen e Katërt për Shprehje Interesi, duke ftuar konsorciumet e ofrimit të trajnimeve profesionale dhe sipërmarrjet nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të aplikuar për fonde me synim përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve në rajon. Institutet e Trajnimit Profesional, në bashkëpunim me një minimum prej tre sipërmarrjesh janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre për shprehje interesi deri më 6 qershor, 2025, në 23:59. Aplikantët e suksesshëm do të fitojnë akses në fonde të rëndësishme për të mbështetur investimet në pajisje moderne, zhvillimin e infrastrukturës dhe programet e trajnimit bashkëpunues të bazuara mbi mësimin në vendin e punës. 

“RCF fuqizon ofruesit e trajnimeve për të pajisur punëtorët me aftësitë që i nevojiten bizneseve – një kontribut me përfitime afatgjata për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi David Piegazki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF).

44 Milion euro të Mobilizuara tashmë për Zhvillimin e Aftësive në të gjithë Rajonin

Që nga lançimi, RCF ka tërhequr mbi 450 aplikantë dhe mbështetur 99 projekte me përafërsisht 44 milion euro të investuara në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Fondi është aprovuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), e cila ofron 64.43 milion euro, me një shtesë prej 10 milion eurosh të bashkëfinancuara nga Qeveria Zviceriane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Banka Gjermane e Zhvillimit KfW administron fondet, ndërsa Forumi I Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF) është i angazhuar me zbatimin e programit. 

Instrumentat e rinj për shkëmbimin e njohurive: Lançohet platforma Net4VET

Thirrja e 4-t u lançua gjatë eventit “Shkëmbimi Rajonal i Njohurive të Fondit Rajonal të Sfidave: Fuqizimi i Zhvillimit të Aftësive për Transformimin e Biznesit”, mbajtur online më 7 prill 2025.

Përveç njoftimit mbi thirrjen e re, RCF prezantoi Net4VET – një platformë e dedikuar për shkëmbimin e njohurive online e krijuar për të lidhur bizneset, ofruesit e arsimit profesional dhe palët e tjera të interesuara.

“Jemi të lumtur të prezantojmë Net4VET – një hapësirë e dedikuar për të përshpejtuar shkëmbimin e praktikave model, historive të suksesit dhe inovacionet e modeleve të trajnimit në mbarë rajonin”, tha Frieder Woehrmann, udhëheqës i Njësisë së Menaxhimit të Fondit në RCF. 

Aplikantët e mundshëm inkurajohen të eksplorojnë Net4VET për të mësuar nga projektet të cilave u janë akorduar grantet, për të eksploruarmodele inovative bashkëpunimi si dhe për të aksesuar burimet e nevojshme që lidhen me arsimin profesional dhe trajnimin dhe mbi zhvillimin e kapitalit njerëzor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si të aplikoni

Konsorciumet e ofruesve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimevekëtu. Kalendari i plotë i sesioneve të ardhshme informatuese online përtë gjitha vendet e BP6 – duke përfshirë link-et e regjistrimit është i disponueshëm këtu.

Rreth Fondit të Sfidës Rajonale

RCF është një instrument unik financimi që forcon lidhjen midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet granteve konkurruese, RCF mbështet projektet e trajnimit bashkëpunues dhe atij dual, te cilat zvogëlojnë hendekun midis arsimit dhe punësimit, rrisin mundësinë e punësimit të të rinjve dhe nxisin rritjen ekonomike rajonale. Për çdo pyetje të mëtejshme, mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF-së Renato Vasili, në adresën e e-mailit; renato.vasili@rcf-wb6.org, ose përfaqësuesin e agjencisë Eni Zeqiri, Iceberg Communication në adresën e e-mailit: pr@icebergcommunication.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0