Fondacioni Gates angazhohet me 1.6 miliardë dollarë për Gavi-n - Business Magazine Albania

Fondacioni Gates angazhohet me 1.6 miliardë dollarë për Gavi-n

Fondacioni Gates ka njoftuar një angazhim financiar prej 1.6 miliardë dollarësh në mbështetje të ‘Gavi – Aleanca për Vaksinat’, për një periudhë pesëvjeçare, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar programet globale të vaksinimit.

Ky zotim përfaqëson një vazhdim të një partneriteti të gjatë mes dy organizatave, por edhe një reagim i drejtpërdrejtë ndaj rënies së buxheteve ndërkombëtare për zhvillim dhe ndryshimeve të theksuara në prioritetet politike globale.

Njoftimi u bë publik gjatë Samitit Global për Shëndetin dhe Mirëqenien përmes Imunizimit, një aktivitet për mbledhjen e fondeve për Gavi-n, i organizuar në Bruksel, ku morën pjesë përfaqësues të BE-së dhe Fondacioni Gates.

Lexo edhe: Miliona fëmijë pa vaksina, a po rrezikohet e ardhmja e shëndetit global?

Që nga themelimi i saj 25 vite më parë—me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Fondacionit Gates—Gavi ka arritur të ulë në gjysmë vdekshmërinë e fëmijëve në mbarë botën dhe të vaksinojë mbi 1.1 miliardë fëmijë në 78 shtete me të ardhura të ulëta.

Ky angazhim financiar vjen menjëherë pas deklaratës së Fondacionit Gates se do të shpenzojë të gjithë fondin e tij brenda 20 viteve të ardhshme, me qëllim maksimizimin e ndikimit në çështje urgjente si shëndeti global, arsimi dhe barazia.

“Për herë të parë pas disa dekadash, numri i fëmijëve që vdesin në mbarë botën ka të ngjarë të rritet këtë vit, jo të ulet, për shkak të shkurtimeve masive në ndihmën e jashtme. Kjo është një tragjedi,” paralajmëroi Bill Gates, kryetar i fondacionit. “Financimi i plotë i Gavi-t është hapi më i fuqishëm që mund të ndërmarrim për ta ndalur këtë.”

Përballë një peizazhi të lëkundur ndërkombëtar, me ndihmën e jashtme në rënie dhe interes të zbehur politik për shëndetin publik global, ky zotim përforcon rolin qendror që Gavi ka në mbrojtjen e fëmijëve në vendet më të varfra të botës nga sëmundjet e parandalueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0