Folës në Konventë, Ermal Mamaqi, producent, Showman, & trajner motivues - Business Magazine Albania

Folës në Konventë, Ermal Mamaqi, producent, Showman, & trajner motivues

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi do të jetë një nga folësit e Konventës së tretë për menaxherët e shitjes dhe Marketingut. Konventa këtë vit do të zhvillohet online nën titullin “Suksesi është qëllimi yt”.

Ermali është  i njohur si:

  • Businessman;
  • Producent;
  • Showman;
  • Këngëtar;
  • Aktor;
  • Komedian shumë i suksesshëm; dhe së fundmi edhe si
  • Spiker Motivues.

Ermali ka prodhuar 2 late night shows nga më të suksesshmit në Shqipëri:

  • “6 Ditë pa Ermalin” dhe
  • “XING”.

Si aktor dhe producent ka prodhuar 3 filma kinematografikë

  1. “Femrat”;
  2. “2 Gisht mjaltë”, dhe
  3. “I Love Tropoja”.

Lexo: KONVENTA “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” – VENDI I DUHUR PËR MË TË MIRËT

Është një nga shqiptarët më të ndjekur në Social Media në botë dhe është përgatitur nga rtajnuesit më të mëdhenj në planet. Gjithashtu Ermali është pronar i një nga portaleve online më të ndjekura në Shqipëri, Xing.al. Ai ka në pronësi disa biznese shumë të sukseshme në Shqipëri si Ami Event, Mamaqi Production, BodyCode, Emarketing, Tidi.al etj…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0