FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike globale: “Skenare optimiste” - Business Magazine Albania

FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike globale: “Skenare optimiste”

Pas parashikimit të zymtë të BQE-së për tkurrje të rritjes ekonomike të eurozonës, FMN e sheh po me kaq skepticizëm edhe ritmin e rritjes së ekonomisë botërore. Kjo e fundit, për Fondin Monetar Ndërkombëtar po ngadalësohet, ndërsa perspektivat për një rikuperim të shpejtë, nuk është shpresëdhënëse.

FMN-ja tha se pret që rritja të ngadalësohet nga 6.1% që ishte vitin e kaluar në të gjithë globin në 3.2% këtë vit, 0.4 përqind më ulët nga parashikimi në muajin prill.

“Një rimëkëmbje e paqëndrueshme në vitin 2021 është pasuar nga zhvillime gjithnjë e më të zymta në vitin 2022 pasi rreziqet filluan të materializohen. Prodhimi global u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti, për shkak të rënieve ekonomike në Kinë dhe Rusi, ndërkohë që shpenzimet konsumatore të SHBA-së ishin më pak se pritshmëritë.” – tregonte raportin.

Lexo edhe: Forumi Ekonomik Botëror 2022: Nga konflikti i Ukrainës tek ndryshimet klimatike

Agjencia ndërkombëtare e financave me seli në Uashington kujtoi se janë disa goditje që kanë tronditur ekonominë botërore, e cila ishte dobesuar tashmë nga pandemia: inflacioni më i lartë se sa pritej në mbarë globin – veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë kryesore evropiane – duke shkaktuar kushte më të vështira financiare; një ngadalësim më i lartë nga sa ishte parashikuar në Kinë, dhe pasoja të mëtejshme negative nga lufta e Rusisë në Ukrainë.” FMN-ja tha se çmimi i mallrave të konsumit, veçanërisht për ushqimin dhe energjinë, po rritet kudo. Kostoja pritet të shtohet me 6.6% në ekonomitë e përparuara këtë vit dhe me 9.5% në tregjet në zhvillim dhe ato me zhvillim të shpejtë, teksa pranon se “inflacioni mund të jetë më i vështirë për t’u ulur nga sa pritej” nëse punëdhënësit nuk mund të gjejnë punëtorë të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e tyre për punë ose nëse inflacioni rritet me një ritëm më të shpejtë se sa mendohej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0