FMN-Qeverisë: rimbursoni TVSH dhe kujdes me borxhin publik - Business Magazine Albania

FMN-Qeverisë: rimbursoni TVSH dhe kujdes me borxhin publik


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike këtë vit në Shqipëri nga 3.7% në 3.5%. Ndërkohë rritja ekonomike në afat të mesëm pritet të jetë rreth 4%.

Vendi ynë shfaqet shumë i ekspozuar nga ecuria ekonomike e vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht Itali e Greqi, me të cilat kemi marrëdhënie më të mëdha ekonomike. Qeveria Shqiptare pretendon t’i zbusë këto efekte me zhvillimin e turizmit e bujqësisë. Sipas Ministres së Financave Anila Denaj, efektet negative që vijnë nga ngadalësimi i eurozonës pritet të kompensohen nga ecuria më e mirë në disa sektorë të brendshëm. “Në pjesën e dytë të vitit pritet që të ketë përmirësim. Bujqësia, turizmi do të kompensojnë efektet negative”, theksoi ajo.

Sipas FMN, rritja e rreziqeve në ekonomi ushtron më së shumti presion mbi financat publike. E njohur për politikën e saj kundër përjashtimeve tatimore, FMN theksoi, se, “dy vitet e fundit janë miratuar një sërë masash dhe ndryshime taksash që e kanë bërë sistemin tatimor më kompleks. Rekomandimi ynë është që të kombinohet përpjekjet aktuale për forcimin e sistemit tatimor, të shikohet sërish struktura e këtij sistemi duke e bërë më të thjeshtë, me më pak përjashtime dhe norma speciale taksash për sektorë të caktuar”, tha shefi i misionit Jan Kes Martijn gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko tha në fjalën e tij, se, “gjatë vitit 2018, Banka e Shqipërisë ka vijuar e madje ka forcuar stimulin monetar, duke ulur më tej kostot e financimit dhe duke zbutur luhatjet e tregut valutor”.

FMN kërkoi ndërkohë, “një veprim të menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cënojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri. I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSH-je, duke mos i lidhur rimbursimet me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore. Ne mirëpresim planet e  autoriteteve për të shlyer stokun e prapambetur të rimbursimit të TVSH-së sa më shpejt të jetë e mundur (dhe për pjesën më të madhe brenda vitit 2019)”.

Rimbursimi i vonuar i TVSH-së ka rënduar më së shumti tek kompanitë eksportuese të veshjeve dhe këpucëve, të Cilat kanë theksuar disa herë kërkesën e tyre për rimbursim në kohë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0