FMN parashikon perspektivë ‘shumë të dhimbshme’ për ekonominë globale - Business Magazine Albania

FMN parashikon perspektivë ‘shumë të dhimbshme’ për ekonominë globale

FMN

Nga Monitor

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pohoi në raportin e fundit të pasqyrës globale se ekziston një rrezik në rritje që ekonomia globale të bjerë në recesion vitin e ardhshëm pasi familjet dhe bizneset përballen me “ujëra të turbullta” në shumicën e vendeve.

Politika e Kinës me zero Covid dhe tregu i brishtë i banesave, nevoja për të rritur normat e interesit për të kontrolluar inflacionin në ekonomitë e përparuara dhe çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve pas pushtimit rus të Ukrainës do të ulin rritjen ekonomike botërore nga 3.2 për qind në 2022 në 2.7 për qind në vijim vit, parashikoi fondi.

Parashikimi i rritjes për vitin 2023 është më i ulëti që ka publikuar FMN që nga viti 2001, përveç viteve të pandemisë së koronavirusit dhe pas krizës financiare globale.

Ekonomistët e fondit gjykuan se ka 25 pë qind shanse që ekonomia botërore të performonte më keq se parashikimi i saj bazë, pra që rritja të binte nën 2 për qind.

Në një intervistë me Financial Times, Pierre Olivier Gourinchas, kryeekonomisti i FMN-së, tha se kishte deri në 15 për qind mundësi që rritja globale të bjerë nën 1 për qind. Ky nivel ka të ngjarë të përmbushë pragun e një recesioni dhe do të ishte “shumë, shumë i dhimbshëm për shumë njerëz”.

“Ne nuk jemi ende në krizë, por gjërat me të vërtetë nuk po duken mirë”, tha ai, duke shtuar se viti 2023 do të ishte “ora më e errët” për ekonominë globale.

Trazirat financiare, të shkaktuara nga një zhvendosje në aktivet në dollarë, kërcënojnë të komplikojnë më tej situatën ekonomike.

“Ndërsa ekonomia globale po shkon drejt ujërave të stuhishme, mund të shpërthejnë probleme financiare, duke i shtyrë investitorët të kërkojnë mbrojtjen tek investime të sigurta, të tilla si bonot e thesarit të SHBA-së, dhe duke e shtyrë dollarin edhe më lart”, shtoi Gourinchas në deklaratën që shoqëronte raportin.

Fondi parashikon se inflacioni në ekonomitë e zhvilluara do të arrijë në 7.2 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm, të dyja më shumë se 1 pikë përqindjeje më të larta se parashikimet e mëparshme të prillit për vitin 2023. Për ekonomitë në zhvillim , rritja e çmimeve të konsumit do të arrijë kulmin në gati 10 për qind këtë vit përpara se të zbutet në 8.1 për qind në 2023.

“Në vijën e parë, ju keni bankat qendrore. Kjo është puna e tyre, ky është mandati i tyre [dhe] gjithë reputacioni i tyre është në rrezik”, tha Gourinchas. Fondi tha se autoritetet monetare duhet të “mbajnë ritmin” në vend që të përsërisin gabimet e viteve 1970, kur shumica e politikëbërësve monetarë nuk kishin nerva për të vazhduar rritjen e normave të interesit kur ekonomitë e tyre ngadalësoheshin ose ngecnin.

FMN-ja pranoi se ekzistonte një shans për të shtrënguar shumë politikën monetare, por ajo tha se rreziqet e këtij shtrëngimi nuk ishin aq serioze sa të lejohet që inflacioni të kthehet në një fenomen të përditshëm.

Lexo: Startup-i me themelues shqiptar, KODE Labs, siguron një financim prej 8 milionë dollarë në Venture Capital

Për Rezervën Federale të SHBA-së në veçanti, Gourinchas paralajmëroi se ishte shumë herët që ajo të tërhiqej nga fushata e saj agresive për të shtrënguar politikën monetare.

“Ne jemi larg fitores së asaj beteje,” tha kryeekonomisti, duke shtuar se çdo sinjal se Fed nuk do të rriste më tej normat, në këtë pikë, mund të interpretohej nga tregjet financiare si një shenjë që politikëbërësit nuk ishin “të gatshëm të bënin atë që ishte e nevojshme”.

FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0