“Fjalori i Teknologjisë së Informacionit”/ Botohet libri që përshtat në shqip termat teknikë të Teknologjisë - Business Magazine Albania

“Fjalori i Teknologjisë së Informacionit”/ Botohet libri që përshtat në shqip termat teknikë të Teknologjisë

Studiuesi dhe publicisti Erion Çano ka publikuar së fundmi një libër të titulluar “Fjalor i teknologjisë së informacionit”, që sipas tij është fryt i një pune disavjeçare në bashkëpunim të ngushtë me Prof. Edmond Tupen.

Në prezantimin e këtij botimi të fundit, Çano shprehet se ajo vjen si rezultat i një pune kërkimore disavjeçare:

“Ky fjalor vjen pas një shqyrtimi të gjerë të bibliografisë së teknologjisë së informacionit në gjuhën shqipe, të paraqitur te botimi ynë i mëparshëm i titulluar “Terminologji informatike: problematika dhe zgjidhje”. Problemet që ndeshen si në botime, ashtu edhe në ligjërimin e përditshëm, si dhe vështirësitë e shumta që hasim kur përkthejmë lajme, artikuj, shkrime etj. nga fusha e teknologjisë së informacionit, janë sot nga më të ndryshmet. Për më tepër, një tjetër faktor që e vështirëson ndjeshëm punën e hartuesve të teksteve dhe të përkthyesve ka qenë mungesa e fjalorëve tekniko-shkencorë të disiplinave të reja, si informatika, elektronika dhe telekomunikimi. Këto arsye, si edhe dëshira për të ruajtur dinjitetin e gjuhës shqipe, na nxitën të hartojmë këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban gjithashtu njohuri enciklopedike.” – shprehet ai.

Lexo edhe; Hapet panairi i 25-të i librit në Tiranë

Përqasja e ndjekur sipas tij në këtë libër është mjaft e kujdesshme sipas tij. Për këtë arsye ka edhe shprehje apo fjalë qe jane ne menyre te qellimshme.

Në këtë botim të parë të këtij fjalori kemi ndjekur një përqasje të kujdesshme duke anashkaluar qëllimisht disa fjalë e shprehje të rëndësishme për të cilat ende nuk mund të pohojmë me siguri se si duhen përshtatur edhe më mirë në gjuhën shqipe. Janë përfshirë në tërësi rreth 3 000 zëra ndër të cilët rreth 2 250 fjalë, 2 670 kuptime, 520 shkurtesa dhe 230 shprehje që përbëjnë koncepte të rëndësishme. Jepen gjithashtu 2 510 përkufizime, 1 970 shembuj përkthimi, 240 lidhje sinonimie dhe 360 lidhje antonimie. Në dijeninë tonë, ky fjalor është i pari që përfshin të gjitha elementet e sipërpërmendura në një strukturë plotësisht të njëtrajtshme, duke përbërë risi për sa u takon botimeve leksikografike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0