Hapet panairi i 25-të i librit në Tiranë - Business Magazine Albania

Hapet panairi i 25-të i librit në Tiranë

panairi i librit

Ka hapur siparin në edicionin e tij të  25-të Panairi i Librit. Ky është viti i parë pas pandemisë, ku panairi rikthehet plotësisht i hapur për lexuesit, pa kufizimet Covid.

Në eventin e hapjes, organizatorët theksuan prirjen e rritjes së çmimeve të librave, si rezultat i rritjes së çmimit të letrës. Ndaj ata kërkuan një politikë më të favorshme fiskale nga ana e qeverisë. Shembullin e sollën nga tregjet europiane, ku që në prodhim taksa është vetëm 5%, ndërsa në Shqipëri është shumë më e lartë.

Botuesit kanë theksuar vazhdimisht nevojën e nxitjes së leximit përmes uljes së  kostos së prodhimit dhe rrjedhimisht cmimit të librit, por kësaj radhe kërkesa vjen më e fortë.

Disa prej shtëpiv botuese e pranojnë që tashmë po aplikojnë çmime më të larta në masën 10-20% më shumë krahasuar me dy vite më parë.

Lexo: Italia fillon eksperimentet për katër ditë punë në javë

Ata rikujtojnë se kostot u rritën edhe nga vendimi fiskal më vitin 2019 për të rikthyer TVSH-në për librin.

Panairi i 25 i Librit “Tirana 2022” po zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, duke nisur nga data 16 dhe do të jetë i hapur deri me 20 Nëntor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0