Fjala më e përdorur si fjalëkalim në SHBA për vitin 2025 është… vetëm një fjalë e thjeshtë - Business Magazine Albania

Fjala më e përdorur si fjalëkalim në SHBA për vitin 2025 është… vetëm një fjalë e thjeshtë

Fjala më e përdorur si fjalëkalim në SHBA për vitin 2025 është… vetëm një fjalë e thjeshtë

Fjalëkalimet janë një nga shtyllat kryesore të sigurisë online. Ato mbrojnë llogaritë, pajisjet dhe paratë tona. Megjithatë, shumë përdorues zgjedhin kombinime kaq të thjeshta, sa kriminelëve u duhen vetëm pak sekonda për t’i zbuluar.

Raporti më i fundit i NordPass e vërteton sërish këtë problem. Për vitin 2025, fjala “admin” është fjalëkalimi më i përdorur në Shtetet e Bashkuara.

NordPass së bashku me NordStellar, kompani të specializuara në analizën e kredencialeve të rrjedhura dhe kërcënimeve kibernetike, analizuan miliona fjalëkalime të ekspozuara për të identifikuar trendet më të shpeshta. Ata kanë vëzhguar edhe mënyrën si ndryshojnë zakonet e fjalëkalimeve mes gjeneratave. Përfundimi është i qartë: shumë përdorues ende mbështeten te fjalë të zakonshme, numra të njëpasnjëshëm dhe modele të thjeshta të tastierës. Këto zgjedhje u japin hakerëve një hyrje të menjëhershme në qindra-mijëra llogari.

Lexo edhe: Apple njofton drejtuesin e ri të Inteligjencës Artificiale

Fjalëkalimet më të përdorura në SHBA në vitin 2025

Sipas NordPass, lista e 20 fjalëkalimeve më të zakonshme për këtë vit kryesohet nga “admin”. Pesë prej tyre janë versione të fjalës “password”, ndërsa nëntë janë vargje numrash. Madje, edhe një term eksplicit ka hyrë në listë.

Këto janë 20 fjalëkalimet më të përhapura në SHBA në vitin 2025:

  1. admin
  2. password
  3. 123456
  4. 12345678
  5. 123456789
  6. 12345
  7. Password
  8. 12345678910
  9. Gmail.12345
  10. Password1
  11. Aa123456
  12. f*******t
  13. 1234567890
  14. abc123
  15. Welcome1
  16. Password1!
  17. password1
  18. 1234567
  19. 111111
  20. 123123

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0