Finlanda nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen me SHBA, mbyll kufirin me Rusinë - Business Magazine Albania

Finlanda nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen me SHBA, mbyll kufirin me Rusinë

Këtë javë Finlanda nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë qasje ushtrisë amerikane në bazat finlandeze. Javën e kaluar, Finlanda mbylli kufirin e saj me Rusinë, duke akuzuar Kremlinin për dërgim të imigrantëve si pjesë e një “lufte hibride”. Javën e kaluar autoritetet e finlandeze rihapen një pikë kufitare, por u detyruan ta mbyllin atë menjëherë, për shkak të fluksit të imigrantëve nga Rusia.

Finlanda, anëtari më i ri i NATO-s vendosi javën e kaluar të mbyllë deri në mes të janarit kufirin me Rusinë. Autoritetet bënë një përpjekje për të rihapur pikën kufitare Valima të enjten e kaluar, por e mbyllën atë sërish, pas një fluksi azilkërkuesish nga Rusia.

Zyrtarët finlandezë thonë se Rusia po i përdor imigrantët, si pjesë të luftës së saj hibride.

“Për herë të parë Rusia e përdori këtë taktikë në pikën veriore të kalimit, në Lipland, për të ndikuar vendimmarrjen në Finlandë në vitet 2015-2016. Ata dëshirojnë të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në këtë vend dhe të japin një sinjal kundër Finlandës, NATO-s si dhe marrëveshjes, mes saj dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë koloneli Marko Saareks, anëtar i rojes kufitare të Finlandës.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1340 kilometrash të gjatë me Rusinë, është në gjendje të lartë gatishmërie. Megjithatë, zona kufitare nuk ka pengesa fizike, duke e bërë më të vështirë patrullimin e saj.

Qeveria finlandeze thotë se Rusia po dërgon imigrantë për të dëmtuar qëndrueshmërinë e vendit, një pretendim që Moska e ka mohuar.

“Ne i kemi parë autoritetet ruse duke ndihmuar dhe udhëzuar këta imigrantë drejt kufirit tonë. Ata u japin biçikleta për të kaluar kufirin. Këtë vit, ata ndryshuan politikat e tyre dhe në mënyrë aktive, po i udhëzojnë dhe shoqërojnë njerëzit drejt Finlandës”, thotë koloneli Saareks.

Autoritetet në Finlandë i perceptojnë veprimet e Moskës si një formë hakmarrjeje.

“Ata po e bëjnë këtë sepse ne u anëtarësuam në NATO dhe po mbështesim shumë Ukrainën. Ndoshta ky është një ndëshkim i Finlandës nga Rusia”, thotë gazetarja Julia Blomqvist.

“Kjo është një luftë hibride dhe unë mendoj se po bëhet për shkak të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje mbi mbrojtjen, me Shtetet e Bashkuara”, thotë gazetari finlandez Petri Seppa.

Marrëveshje e re e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Finlandës dhe Shteteve të Bashkuara vjen pas një politike dhjetëra vjeçare të mos angazhimit dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me Rusinë. Qëndrimi i Helsinkit ndryshoi pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO shënoi rritje të madhe ndërsa Finlanda nisi përpjekjet për të siguruar mbështetje ushtarake në rast të një konflikti me Moskën.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0