Finalet e Gjirafa50 Masters League në një event gjigand në Pallatin e Kongreseve - Business Magazine Albania

Finalet e Gjirafa50 Masters League në një event gjigand në Pallatin e Kongreseve

“ESports është e ardhmja dhe ka vendin e saj pranë sporteve tradicionale!”

Kështu beson stafi i Gjirafës. Për të dytin vit radhazi Gjirafa50 sjell turneun “Masters League”. Gjirafa50 Masters League synon të rrisë komunitetin e lojtarëve të lojërave elektronike dhe të kultivojë një natyrë konkurruese për të prodhuar lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ndeshje emocionuese.

Sezoni 2 ka një çmime që arrijnë vlerën e 75,000 euro dhe ekipe nga e gjithë Evropa. Një ndër ekipet quhet Blinks dhe përfaqëson Shqipërinë. Finalet do të mbahen më 9 dhe 10 tetor, drejtpërdrejt në Pallatin e Kongreseve në një event gjigand.

Lexo: BeautyFair Albania, panairi i të bukurës i cili u mbajt në zemër të Tiranës

Dy ndeshjet e para do të jenë:

  • forZe vs AVE
  • Trasko vs BLINK

Faza e dytë luhet me 3 përballje:

  • Raundi 1- përballja mes humbësve nga lojërat 1 dhe 2
  • Raundi 2 – përballja midis fituesve të lojërave 1 dhe 2, dhe
  • Raundi 2 – përballje midis fituesit nga ndeshja 3 dhe humbësit nga ndeshja 4.

Finalja e Madhe, midis fituesit të Winners-Bracket (fitues nga ndeshja 4) dhe fituesit të Losers-Bracket (fitues nga ndeshja 5).

Të gjitha ndeshjet do të jenë BO3, përveç Finales së Madhe e cila do të luhet si BO5.

Përveç ndeshjeve fantastike në kampionatin e Gjirafa50 Masters League 2, gjatë eventit do të ketë shfaqje të jashtëzakonshme artistike dhe shumë surpriza të tjera.

Ndiqeni drejtpërdrejtë këtu!

Gjirafa50 Masters League mbështetet nga Vodafone dhe partnerë të tjerë Patos, Raiffesisen Bank, KFC, Katana, Frutti, Posta Mik Mik, Steelseries, Besa Security.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0