Fillon samiti i klimës në Egjipt. Europa kërkon që Amerika të paguajë më shumë - Business Magazine Albania

Fillon samiti i klimës në Egjipt. Europa kërkon që Amerika të paguajë më shumë

Liderët botërorë po takohen në samitin e klimës ne Egjipt, të konsideruar si një shans i fundit për t`i rënë kambanave të alarmit të klimës. Konferenca botërore nis me paralajmërimin se nuk ka vend për vonesa në luftën ndryshimeve klimatike.

Paralajmërimi i tij drejtuar komunitetit botëror që më në fund të veprojë më me vendosmëri për të “shpëtuar jetë dhe bazat e jetës” në krizën klimatike duhet të përfshijë edhe vendin e tij. Sipas “Emissions Gap Report” të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, UNEP, bota aktualisht po shkon drejt një ngrohjeje globale prej 2.8 gradësh deri në fund të shekullit.

Lexo edhe: Samiti i klimës COP27: Urgjente marrja e veprimeve për të shmangur katastrofën globale

Në këtë samit, flitet shumë edhe për para. Vendet e varfra kërkojnë më tepër fonde për të ndihmuar shkëputjen nga karburantet fosile dhe aktivitete të tjera ndotëse, për t`u përgatitur ndaj pasojave më të rëndë të ndryshimit të klimës, përpjekje këto që përfshijnë ndërtimin e një mbrojtjeje më të mirë ndaj përmbytjeve apo zhvendosjen e popullatës së rrezikuar në zona më të sigurta, ndërsa pretendojnë garanci kompensimi nga vendet e pasura, të cilat konsiderohen historikisht përgjegjëse për këtë situatë . Presidenti francez, Emmanuel Macron e kaloi topin në fushën e dy ndotësve të mëdhenj, SHBA-së dhe Kinës.

“Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të angazhohen vërtet. Nëse do ta thjeshtoja bisedën për emetimet do të thoja se beteja jonë është që më të pasurit të jenë më të pranishëm, të paguajnë ndershmërisht pjesën e tyre, dhe në këtë pikë, le të jemi të qartë, sepse duhet t’i themi gjërat hapur: europianët paguajnë, por ne jemi të vetmit që e bëjmë këtë.” – u shpreh presidenti francez Macron.

 Në konferencën e 27-të Botërore për Klimën, e cila zhvillohet në Afrikë për herë të parë që nga viti 2016, priten 40,000 pjesëmarrës. Në COP27 përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do të diskutojnë në Sharm el Sheikh për dy javë se si mund të rritet lufta kundër ngrohjes globale. Koha nuk pret, pasi shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve të motit. / Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0