Samiti i klimës COP27: Urgjente marrja e veprimeve për të shmangur katastrofën globale - Business Magazine Albania

Samiti i klimës COP27: Urgjente marrja e veprimeve për të shmangur katastrofën globale

Efektet e ngrohjes globale së shpejti mund të arrijnë një pikë kthese dramatike, dhe shkencëtarët kanë frikë se samiti i klimës në Egjipt do të përqendrohet më shumë në akuza se në një zgjidhje konkrete nga qeveritë.

Një nga një, skenarët e zymtë që shkencëtarët kishin përshkruar për të ardhmen e afërt janë vërtetuar nga ngjarjet si: stuhitë ekstreme, thatësirat, përmbytjet dhe shkrirje e shtresave të akullit

Johan Rockström, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik në Gjermani, thotë se ngjarjet ekstreme të motit, të përforcuara nga ngrohja globale, po vijnë më shpejt se sa parashikohej dhe janë më të rënda.

Lexo edhe: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

Ai dhe kolegët e tij kanë publikuar kohët e fundit një studim që tregon se në kohën kur të arrihet një rritje e temperaturës globale prej 1.5 C, do të kishte një rrezik të konsiderueshëm për katër sisteme kryesore. “Këto sisteme përfshijnë shtresën e akullit të Groenlandës dhe shtresën e akullit të Antarktidës Perëndimore, të cilat do të fillojnë të shpërbëhen”, shtoi Rockström.

Përveç kësaj, edhe sistemet e akullit së Kanadasë dhe Rusisë do të fillonin të shkriheshin dhe do të çlironin rezervat e tyre të mëdha të metanit, një gaz serrë shumë herë më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm se dioksidi i karbonit. Më në fund, në një rritje të temperaturës prej rreth 1.5 C, të gjitha sistemet tropikale të shkëmbinjve koralorë të planetit do të fillonin të zhdukeshin.

Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse bota do të ketë një shans për të arritur emetimet zero të karbonit deri në vitin 2050 dhe kështu të parandalojë shkeljen e kufirit 1.5C, emetimet globale do të duhet të reduktohen me 5% deri në 7% në vit. / The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0