Zonave të gjelbra të: Qarku Dibër; Gjirokastrës, të Sarandës, Konispolit, Himarës, Delvinës, Finiqit, Përrenjasit, Pogradecit, Librazhdit dhe Divjakë, nga sot do t’i shtohen: Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Ura Vajgurore, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Vlora dhe Selenica.
Në këto zona, pensionistët do të lëvizin lirisht, nga ora 06:00 deri në orën 08.30. Nga ora 9.30 deri në 17.30 mund të lëvizin të gjithë të tjerët. Në zonat e gjelbra automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, por jo pensionistët!
Duke filluar nga sot do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje.
Lexoni: Të hapur deri në 17:30? Baret e restorantet nuk duan afat
Ndërkohë në kuadër të masave lehtësuese të kësaj jave lehtësohen edhe procedurat për të riatdhesuarit, të cilët do të lejohen të karantinohen në shtëpitë e tyre.
“Duke nisur nga sot të gjithë të riatdhesuarit me vendbanime në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre. Ndërsa ata që banojnë në zonat e gjelbra do të karantinohen në hotele”, ka bërë me dije ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.