Në ditët e sotme, për shumë njerëz kafeja është diçka pa të cilën nuk mund të jetojnë. Ata e pinë atë çdo ditë, veçanërisht në mëngjes. Për shumë njerëz, zgjimi në mëngjes për të ardhur në punë është një nga arsyet kryesore se pse e pinë kafen.Imagjinoni që duhet të çoheni shpejt, të përgatiteni për punë, më pas të lodheni në trafik derisa të arrini në punë dhe kur të jeni atje problemet e ditës janë duke ju pritur për të testuar mendjen tuaj e cila nuk ka pasur kohë të zgjohet plotësisht.
Kafeja në shumicën e rasteve ju ndihmon të filloni ditën e freskët dhe ju mban aktiv në punë. Fillimi i ditës me një filxhan kafe mund të rrisë energjitë tuaja, do ju ndihmojë patjetër ta bëni punën më mirë madje mund të gjeneroni ide të reja të cilat një ditë do ju çojnë në një pozicion më të lartë.
Ata që janë të varur nga kafeja për t’i mbijetuar punës le ta shijojnë atë dhe të kenë një javë plot energji.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.