Fillesat e financave në Shqipëri. A e dini se koncesionet masive i nisëm që në vitin 1920? - Business Magazine Albania

Fillesat e financave në Shqipëri. A e dini se koncesionet masive i nisëm që në vitin 1920?

Fillesat e financave

Një ekspozitë fotografike me fillesat e financave shqiptare është hapur për një javë pranë Kalasë së Tiranës. Kreshnik Kuçaj, gazetar i ekonomisë pranë Skan TV është nismëtari dhe organizatori i saj, me mbështetjen e Televizionit Skan.

Qytetarë të shumtë patën rastin të informohen për të kaluarën e ekonomisë dhe financave shqiptare dhe rrugëtimit të saj deri në ditët e sotme.

Ekspozita vjen me material nga ditët e para të themelimit të financave të Shqipërisë. Shumë  informacione dhe dokumente nuk janë njohur nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe u përkasin kompanive shqiptare në vitet ’20-’30. Dokumentimi historik tregon se ka pasur një përpjekje të shqiptarëve për të kapur ritmin e vendeve të tjera në mekanizmat modernë financiar.

Historia e kopmanive të para tërheq vëmendje në këtë ekspozitë.

Në fund të viteve ’20 në Shqipëri ishte projektuar dhënia e 2 konçesioneve për fabrika birre. Njëra parashikohej të ndërtohej në Shkodër dhe tjetra në Korçë, ku vetëm kjo e fundit arriti të ndërtohej.

Koncesioni për ngritjen e fabrikës së birrës në Shkodër u votua nga Parlamenti në dhjetor 1926. Kjo fabrikë u ndërtua por nuk arriti të hapej asnjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0