Festivali “Nomad Digital”, Veliaj: Tirana një “Tel Aviv” i ri. Qendër për teknologjinë në rajon - Business Magazine Albania

Festivali “Nomad Digital”, Veliaj: Tirana një “Tel Aviv” i ri. Qendër për teknologjinë në rajon

Ka nisur në Tiranë Festivali Digjital Nomad, një event 3-ditor që do të bëjë bashkë ekspertë dixhitalë nga vende të ndryshme të botës për të ndarë përvojat e tyre. Kjo ngjarje tre-ditore do të lidhë nomadët digjitalë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë, ose ëndërrojnë për një punë të tillë.

Në konferencën për shtyp së bashku me organizatorët e këtij festivali në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kryeqyteti shqiptar më në fund po bën një kapërcim të madh drejt teknologjisë dhe novacionit. Veliaj tha se qytete si Tirana kanë autenticitetin e tyre dhe pikërisht për këtë janë kthyer edhe në atraktivë për turizmin, por dhe për aktivitete të këtij niveli.

Lexo edhe: “Nomadët Digjitalë” – Festivali teknologjik dedikuar të rinjve. Njihuni me panelet dhe të ftuarit

“Ka shumë njerëz që më pyesin: Cili është vizioni për Tiranën? E kur për këtë të pyet një gazetar i madh i “Financial Times”, apo i “New York Times”, me gjasë pret që ti t’i thuash: “Ne do të bëjmë qytetin si Vjenën e re, si Londrën e re, apo New York-un e ri”.

Por nuk mund të ndërtosh një qytet të ri – të vjetër. Ne nuk bëhemi dot as Athina, as Roma sepse jemi një qytet i ri. Por a mund të bëhemi ne Tel Aviv? A mund të jemi një miks i mirë mes dramës dhe kreativitetit? – Ky vend qartazi ka pasur hapësirat dhe kohët e veta dramatike, po ashtu ka pasur gjithashtu dhe shumë kreativitetet. – Unë besoj ndonjëherë që vendet që punojnë nën trysni prodhojnë gjithnjë ide inovatore sesi mund të ecet përpara dhe sesi mund të mbijetohet. Ne jemi survivors, jemi mbijetues nga e kaluara. Dhe sot vendi që ishte Koreja e Veriut, një Phiong Jangu i asaj periudhe, krejt papritur sot po kthehet në një nga vendet më të hapura,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se ashtu sikurse edhe ky festival mjaft i rëndësishëm që erdhi në Tiranë në vitin ku kryeqyteti ynë është shpallur edhe kryeqyteti Europian i Rinisë, evente të tjera të mëdha, mbi 1000 të tilla janë organizuar dhe pritet të organizohen në vijim.

“Tirana ka pasur 1000 aktivitete këtë vit. Festivali Sunny Hill i Dua Lipës, Rita Orës që sapo u largua. Sot po flisnim me “Three Doors Doën”. Këtu kishim pak më parë Conference League të UEFA-s. Kur pamë që në Sevilje njerëzit nuk kishin ujë për të pirë, kurse në Paris 15 mijë huliganë hyjnë pa bileta, i thash vetes: Ne nuk jemi aq keq. Ne thjesht duhet të kemi pak vetëbesim.”

Lexo edhe: Çfarë është një “Nomad digjital”?

Veliaj tha se epiqendra e këtij transformimi ndodhet sot si një monument i gjallë në qendër të kryeqytetit shqiptar, në ish – mauzoleumin e diktatorit Enver Hoxha që sot po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

“Vetëm fakti që ne Piramidën, që është ndoshta metafora më e bukur e transformimit të Shqipërisë, – po e kalojmë nga një mauzoleum i diktatorit, në qendrën më të madhe të IT-së, teknologjisë së informacionit, kodimit, elektronikës, robotikës, unë besoj që vetëm historia e asaj ndërtese, tregon tranzicionin më mirë se kushdo, pra pika ku ne kthejmë dhe ku realisht nisim një trend të një Tirane që nuk ndalet, për të qenë ndoshta jo një qytet “i ri-i vjetër”, por një qytet autentik me dramë, që s’na mungon, por edhe me shumë informacion që padyshim është pjesë e fermentit tonë”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0