Festat e fundvitit, rriten çmimet e produkteve bujqësore - Business Magazine Albania

Festat e fundvitit, rriten çmimet e produkteve bujqësore


Afrimi i festave të fundvitit, Krishtlindja dhe Viti i Ri, edhe këtë vit si çdo herë po shoqërohet me luhatjen të çmimeve për disa prej produkteve bazë ushqimore në tregjet e vendit.

Në tregjet kryesore të fruta perimeve, tek Pazari i Ri në kryeqytet dhe tregun Agroushqimor në zonën e Kasharit në autostradë, që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë, çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Tregtarët thonë se, prodhimet vendase vazhdojnë të shiten me çmime disi të arsyeshme, ndërsa produktet e importit si pasojë edhe e zhdoganimeve janë më të larta.

Sipas tyre “Prodhimet e sezonit janë drejt fundit, ndaj ka më pak prodhime vendi në treg e për pasojë çmimet më të larta janë të natyrshme për periudhën. Por kërkesa në rritje për këto produkte, në prag të festave ka shtrenjtuar edhe më shumë çmimet e shitjes, nga ana e tregtarëve”.

Nga një vëzhgim në tregjet e shitjes së produkteve bujqësore, shihet se në fillim të kësaj jave çmimet e perimeve dhe zarzavateve janë rritur disa herë, krahasur me javën e kaluar.

Të hënën çmimi i domateve shënoi 90 lekë/kg nga 50 lekë/kg që ishte një javë më parë. Kastravecat shiten 40% më shtrenjtë, po ashtu edhe çmimet e patateve, qepëve etj, janë rritur me 25-30%. Rritje të kostos kanë pësur edhe frutat.
Qytetarët zgjedhin tregjet kryesore për të blerë ushqimet e nevojshme, për shkak te çmimeve të tyre më të lira se marketet që kanë pranë shtëpive. Por ajo qe ata i druhen është fenomeni i përvitshëm i rritjes ekstreme ne prag të festes se Vitit të Ri. Rritja e çmimeve që nga festat e nëntorit e deri për vit te ri është një fenomen i përvitshëm, por në asnjë rast autoritetet nuk kanë mundur ta frenojnë atë, pavaresisht planeve per ngritjen e tregjeve paralele apo ushtrimin e kontrolleve per abuzime me çmimet e shitjes.

INSTAT raportoi se fundi, gjatë muajit nëntor rritja vjetore e çmimeve për zarzavatet dhe patatet ishte 35.6%, ritmi më i lartë i vitit, ndërsa shporta e ushqimeve pësoi një rritje vjetore me 5.9%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 35,6 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 13,9 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,4 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,1 %, etj.

/ATSH/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0