Ferrari pritet të futet në "lojën" e SUV në vitet në vazhdim

Ferrari pritet të futet në “lojën” e SUV në vitet në vazhdim


Italianët! Të njohur për verën, ushqimin, qytetet ku në çdo cep do të gjesh pak art. E për të qëndruar tek arti, italianët njihen edhe për Ferrarin. Kompania e themeluar nga legjendari Enzo Ferrari 70 vite më parë, vazhdon ende të ruajë autenticitetin dhe elegancën që e ka karakterizuar gjithmonë. Në një botë të tillë si kjo e sotmja, ku të gjithë jemi rob të ndryshimit, të qëndrosh ajo që ti do, është tepër e vështirë…thuajse e pamundur.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Këto kohë, “kurbani” më i fundit ka qënë pikërisht kompania Ferrari.

Shumë prej konkurentëve apo edhe bashkëudhëtarëve të saj, tashmë kanë prezantuar makinat SUV. Bentley me Bentayga, Lamborghini së fundmi me Urus, Porsche me Cayenne dhe Macan. Fjalët për një SUV nga italianët nga Maranello kanë qënë gjithmonë rrotull. Por tashmë, gjërat duket se po marrin pak formë.

Lexoni: Më në fund prezantohet Lamborghini Urus pas shumë vitesh në testim!

Së fundmi, Sergio Marchionne, CEO i grupit automotiv FCA (Fiat-Chrysler Automotive) ka rikonfirmuar makinën SUV nga Ferrari. “Ajo do të duket egzaktësisht si një SUV Ferrari duhet të duket.” – u shpreh ai.

Ky përshkrim, na lë të fantazojmë se ajo do të jetë një SUV, pa e humbur aspak DNA dhe shpirtin e çdo Ferrari tjetër. Ajo do të jetë e pajisur me një motorr V12, e cila do ta “zhysë në turp” modelin Urus të Lamborghini, i cili duket se është më shumë Audi sesa Lamborghini.

Marchionne gjithashtu deklaroi se Ferrari pritet të paguajë të gjitha kreditë deri në fund të 2018, ku makina e re pritet të luajë një rol të rëndësishëm. Kompania gjithashtu pritet të eksportojë rreth 2000 makina të tilla vetëm në Kinë. Secila prej tyre, me një çmim prej rreth 353 mijë dollarë. Jemi shumë seriozë në këtë objektiv, është shprehur Marchionne më parë.

Mendohet se ajo do të ndajë një platformë me modelin GTC4 Lusso. Për t’u konfirmuar gjithashtu mbetet edhe fakti se priten edhe disa versione hibride të saj në disa tregje. FUV (Ferrari Utility Vehicle) do të jetë një nga veprat e fundit të Marchionne. Ai do të largohet nga pozicioni i CEO të FCA.

Më shumë të dhëna pritet të mësohen në muajt në vazhdim. Ndërkohë pritet që Ferrari të prezantojë planin e saj 5 vjeçar 2018-2022.

Burimi: Motor1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0