OKB-ja ka deklaruar së fundmi se dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi dhe zonat e kontrolluara nga Rusia është një krim lufte. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin Vladimir Putin, së bashku me komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova. Edhe pse autoritetet ruse janë akuzuar për disa krime lufte duke filluar nga përdhunimi deri te vrasja me dashje, fokusi i komunitetit ndërkombëtare në krimin e zhvendosjes së detyruar të fëmijëve tregon se sa të fuqishëm janë fëmijët si një simbol i plaçkës së luftës.
Afro 20 mijë fëmijë janë dërguar ilegalisht në Rusi. Këta janë fëmijë ukrainas dhe u është dhënë shtetësia ruse dhe janë birësuar në familje ruse. Majin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi ligjet ruse të birësimit për të thjeshtuar procesin dhe për të mundësuar këto birësime të paligjshme.
Ky ishte hapi i parë i Rusisë në përdorimin e fëmijëve si plaçkë lufte në shkëmbim të burgosurish, rrëmbime mjete presioni si dhe riedukim politik të popullsisë ukrainase.
OKB ka provuar se Rusia ka kryer katër – edhe pse ka të ngjarë pesë – nga gjashtë shkeljet për mbrojtjen e fëmijëve të përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke përfshirë vrasjen/dëmtimin e fëmijëve, sulmin ndaj shkollave dhe spitaleve, dhunën seksuale, rrëmbimin dhe mohimin e ndihmës humanitare në zonat e mbrojtura, si korridoret humane etj.
Qeveria ukrainase ka hapur një portal ‘fëmijët e luftës’, një faqe interneti e përshkruar si një mjet për shpëtimin dhe çlirimin e fëmijëve nga shpërnguljet e detyruara. Faqja e internetit regjistron dhe përditëson shifrat e të dëbuarve, të ribashkuarve, të vdekurve ose të plagosurve dhe konsolidohet dhe përditësohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Deri në fund të prillit, numri zyrtar i fëmijëve të dëbuar është rreth 19,400 ku vetëm 364 prej tyre janë rikthyer, megjithëse faqja e internetit – së bashku me raportin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut – thekson se këto shifra nuk mund të verifikohen për shkak të armiqësive aktive dhe pushtimeve si dhe mos raportimit nga prindërit nga frika e dëmtimit të fëmijëve të tyre të rrëmbyer.
Lexo: Edhe shtrydhja e “limonit” duhet paguar …
Ukraina ka denoncuar Rusinë për kryerjen e zhvendosjeve të paligjshme dhe mbajtjen me forcë të fëmijëve në institucione të specializuara si garnizone ushtarake. Raportet e jashtme kanë treguar se, në këto kampe – prej të cilave janë të paktën 43 – fëmijët i nënshtrohen riedukimit politik dhe, në disa raste, trajnimit ushtarak. Këtu ka motivim për t’i përdorur fëmijët në avantazh të ideologjive ruse, veçanërisht duke manipuluar popullsinë vendase të Ukrainës për t’u bërë më rus dhe duke i formuar ata në qytetarë të vërtetë rus. Ka çështje të mëdha rreth pëlqimit, me familjet të ndara pa dëshirë dhe pa përditësime të të dhënave për vendndodhjen e fëmijëve. Vizioni i vërtetë i Moskës është të sjellë filtrim të brendshëm dhe të vërë nën kontroll territoret, gjë që përfshin zëvendësimin e popullsisë.
Përveç përfshirjes ushtarke, mjeteve politike për zhvendosjen e popullsisë dhe riedukimit politik, fëmijët e rrëmbyer po përdoren edhe si mjet presioni nga Rusia ndaj familjarëve të tyre.
Rusia kurrë nuk e kishte parshikuar që lufta dhe qëndresa ukrainase do të zgjaste kaq shumë, mbështetja dhe kundërpërgjigja e ukrainasve ndaj agresionit ishte suprizues për Rusinë që priste një qëndrim më pozitiv ndaj aneksimit të rajoneve në Ukrainë, si Donbassi dhe Luhasku.
Rusia është në atë gjendje që po përdor fëmijët si mjet presioni kundër ukrainasve për të mos ju bashkuar ushtrisë.
Duke i ndarë fëmijët nga familjet e tyre dhe duke i përdorur ata si një mjet për t’u bërë presion prindërve që të mos bashkohen me ushtrinë ose të mbështesin qeverinë, Rusia dhe forcat separatiste kërkojnë të krijojnë një ndjenjë frike dhe pasigurie në popullatën ukrainase. Kjo gjithashtu është edhe një formë sulmi psikologjik, që synon të minojë moralin dhe vendosmërinë e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas.
Kjo është një taktikë e përdorur shpesh në luftë kundër civilëve si sulm për të dekurajuar mbështetjen e popullatës ndaj ushtrisë dhe qeverisë vendase, pasi të njëjtën gjë bënë edhe forcat sebre në Kosovë të cilët më pas u dënuan për krime të tilla lufte.
Gjatë Luftës së Kosovës, pati raportime për marrjen e fëmijëve nga Kosova nga forcat serbe. Këto akuza më vonë u konfirmuan nga organizatat ndërkombëtare dhe grupet e të drejtave të njeriut.
Sipas këtyre raporteve, forcat serbe i ndanë fëmijët nga familjet e tyre dhe i çuan në pjesë të tjera të Serbisë ose në vendet fqinje, si Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Shumë prej këtyre fëmijëve thuhet se u vendosën në institucione, si jetimore ose kampe përqndrimi, ku shpesh keqtrajtoheshin dhe u nënshtroheshin kushteve të vështira. Numri i saktë i fëmijëve të marrë në mënyrë të paligjshme nuk u mësua kurrë por vlerësimet variojnë nga disa qindra deri në disa mijëra. Shumë prej këtyre fëmijëve janë ribashkuar me familjet e tyre, por shumë ende mbeten të zhdukur. Një fat që mendohet se pret edhe fëmijët ukrainas që janë më të shumtë në numër.
Këtu lind pyetja: si do të zgjidhet kjo krizë njerëzore, si do t’i rimarin ukrainasit fëmijët e tyre?
Sfida e parë është identifikimi i një numri të saktë të fëmijëve që nxirren nga territoret e pushtuara dhe duhet të bëhet presion nga palët e jashtme ndaj Rusisë për të respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar, i cili përcakton se fuqia okupuese duhet të informojë shtetin për lëvizjen e qytetarëve të saj. Kjo nuk do të jetë e lehtë, me kaq shumë fëmijë të zhvendosur tashmë dhe bisedave të pakta ndërmjet autoriteteve civile. Sfida e dytë është identifikimi dhe zbatimi i një mekanizmi ligjor që siguron që fëmijët të mund të ribashkohen me familjet e tyre në Ukrainë. Ka mekanizma që funksionojnë për shkëmbimin e personave – qofshin të burgosur apo trupa– por, çfarë do të kërkonte Rusia në këmbim të shkëmbimit të fëmijëve?
Përgatiti: Armela Toska
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.