Një raport i Wall Street Journal zbulon një trend surprizë: gjithnjë e më shumë fëmijë po zëvendësojnë picën dhe nuggets-at me sushi, dhe kjo po u kushton shtrenjtë prindërve.
Familjet që dikur zgjidhnin ushqime të thjeshta për darkë, sot po paguajnë deri në 95 dollarë për person për eksperienca omakase, ose mbi 150 dollarë për një darkë familjare me sushi çdo javë. Sipas të dhënave të industrisë, shitjet me pakicë të sushi-t në SHBA arritën në 2.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke treguar qartë se kërkesa është në rritje, dhe fëmijët janë një pjesë e madhe e këtij ndryshimi.
Shumë prindër pranojnë se gjithçka nisi si një zgjedhje më e shëndetshme dhe më e lehtë për organizim, por sot po përballen me fatura të larta për atë që disa e quajnë me humor “snobë të vegjël të kuzhinës”. Madje, kuzhinierë në New Jersey tregojnë se shpesh shohin fëmijë shumë të vegjël që zgjedhin sushi premium si shpërblim për notat e mira apo detyrat e shtëpisë.
Ekspertët theksojnë se ky fenomen tregon sa shumë ndikojnë preferencat e fëmijëve në buxhetin familjar. Kur një zgjedhje kthehet në zakon javor, kostot mund të dalin shpejt jashtë kontrollit.
Ndërkohë, për ata që duan të edukojnë fëmijët me etikën e duhur të sushi-t, Kazunori Nozawa, bashkëthemelues i restoranteve të njohura SUGARFISH, jep disa këshilla të rëndësishme:
– Mos i fërkoni shkopinjtë pasi t’i ndani, pasi konsiderohet e pavëmendshme.
– Sushi preferohet të hahet me shkopinj, por është plotësisht e pranueshme edhe me duar.
– Nëse keni nevojë për pirun, kërkojeni pa problem.
Pra, përpara se të thoni “po” porosisë së radhës me sushi, ndoshta është momenti të mendoni jo vetëm për shijen, por edhe për buxhetin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto