FED Invest, një model suksesi në mikrofinancë - Business Magazine Albania

FED Invest, një model suksesi në mikrofinancë


Nëse banakt tregtare vijojnë të qëndrojnë larg fermerit, institucione financiare si FED Invest po zgjerojnë vazhdimisht rrjetin e tyre në zona rurale dhe në rajone të ndryshme të vendit.

Prej 26 vitesh në fushën e mikrofinancës, FED Invest po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. Burimet zyrtare të kompanisë tregojnë se tashmë  FED Invest ka 64 degë të shtrira në të gjithë territorin e vendit dhe mbulon mbi 1700 fshatra. Së fundi ajo është zgjeruar në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë.

“Produkte si kursimi dhe financimi, i japin FED invest një avantazh të madh krahasuar me Instucionet e tjera të mikrofinancës, që ofrojnë vetëm produkte financimi. Ky avantazh plotëson më së miri nevojat e klientit dhe ciklin e aktivitetit të tij, ku në periudha të caktura mund të ketë nevoje për financim, ndërkohë që në periudha prodhimi, mund të ketë kapacitete të tepërta të gjendjes së cash-it”, thotë Zana Konini, Presidente e FED Invest.

Me misionin për të ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, institucioni financiar po rrit përfshirjen financiare, duke zvogëluar varfërinë në përgjithësi. FED invest përdor praktikat e bakingut modern duke ofruar produktet nga më konkurruese në treg.

Transparenca me klientin dhe normat konkuruese, vlerësohen si avahtayh për FED Invest.

Burimet zyrtare të kompanisë bëjnë të ditur se, Anëtarët nuk paguajnë komisione aplikimi për kredi. Nuk ka komision administrimi apo mirëmbajtje. Nuk ka shpenzime noterizimi për kontratën e kredisë. Penalitet janë shumë të ulëta për shumën e vonuar të kredisë (është një element kyҫ sepse Institucionet mikro praktikojnë shpenzime të larta që mbart klienti në rast vonese), përshtatje e kalendarit të kredisë bazuar në sezonalitetin dhe cash-floë të aktivitetit (avantazh ndaj sektorit bankar). Dhe nuk aplikohet penalitet për mbyllje parakohe të shumës totale të kredisë, kur ka kaluar gjysma e afatit të maturimit”.

Mundësia e financimit në bujqësi është rritur më tej, pasi në korrik të këtij viti, institucioni nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit  « IPARD II »  si dhe Skemave Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shqiptare me qëllim rritjen e ofertës dhe promovimin e produkteve financiare që u vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.

Por, SHKK “FED invest” ka zgjeruar gamën e shërbimeve për të gjithë anëtarët e saj, në zonat urbane dhe semi urbane, për të zhvilluar aktivitetet e tyre në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe të rrisin kapacitetet.

Lexo: “Shporta e Reçit” dhe biznesi i Prek Gjeloshajt, i cili është një ndër shumë bizneset e financuara nga nga FED Invest

Krahas Bujqësisë dhe Blegtorisë financimet mund të jenë edhe për  Prodhim, Shërbime, Tregti, Kredi Familjare, Investime, Projekte, Hoteleri, Transport, Shërbime në turizëm etj. Institucioni mbështet ҫdo sipërmarrje qoftë  në zonën ku operon dhe ka informacion për klientët, ekonominë lokale si dhe mundësitë për zhvillim, qoftë në nivel klienti, ashtu dhe në nivel zone apo rrethi.

Me prioritet në financim shihen projekte të investimeve që nuk dëmtojnë ambientin apo shoqërinë.

Të dhëna rreth FED Invest

Aktualisht janë mbi 55 000 anëtarë që i besojnë ҫdo ditë Institucionit. Në këtë 9 mujor janë disbursuar 4 233  kredi të reja me një vlerë totale mbi 1.5 miliardë lekë, në rritje krahasuar me vitin e kaluar.

FED invest numëron 233 të punësuar, ku 55% e tyre janë femra.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0