FED invest mbështet me kredi fermerët për mbjelljen e grurit - Business Magazine Albania

FED invest mbështet me kredi fermerët për mbjelljen e grurit

FED invest

Në sajë të mbështetjes me anë të skemës kombëtare FED invest financon të gjithë fermerët me një kredi të dedikuar për mbjelljen e grurit

FED invest si një korporatë e madhe financiare jo-fitimprurese  është  promotori kryesor i sipërmarrjes në zonat rurale ku mbulon më shumë se 3000 fshtara duke i ofruar shërbime financiare të gjithe fermerëve dhe sipërmarrësve rural. Lidhja dhe besimi 30 vjeçar me komunitetit rural e bën Shoqërinë Kursim Krediti FED invest lidër në shërbimet financiare në të gjithë Shqipërinë.

SHKK FED invest ka 64 degë dhe një shtrirje territoriale në të gjithë vendin ku marrin shërbime financiare dhe jo-financiare mbi 85 000 anëtarë. Portofoli i kredisë kap vlerën e 5.5 miliardë lekë ku sektori i bujqësisë dhe blegtorisë zë pjesën më të madhe të financimeve. Mbi 20 000 anetarë janë kredimarrës aktiv ku çdo ditë marrin shërbime financiare pranë degëve të FED invest. Anëtarët e FED invest marrin të gjitha shërbimet puothuajse njësoj si në një bankë e nivelit të dytë. Ne, si një  partner i specializuar i financimit në sektorin e Bujqësisë jemi gjithmonë mbështetës të Agro Biznesit duke iu ofruar një gamë të gjerë produktesh financiare dhe jofinanciare të përshtatura sipas segmenteve dhe nevojave të ndryshme në sektorin e bujqësisë.FED invest është një institucion dinamik dhe i përgjigjet të gjithë anëtarëve me produktete të reja dhe të përshtatura për tregun, gjatë të gjithe muajit tetor dhe nëntorne i ofrojmë fermerëve një produkt të ri “Kredi e dedikuar për mbjelljen e grurit”.

FED invest me kredinë e dedikuar për mbjelljene grurit i ofron kushtet më të veçanta të gjithë anëtarëve

Norma interesi më e ulët në treg;

Kredi me transhe sipas nevojave;

Aprovim i shpejtë dhe pa kolateral;

Zero komision disbursimi;

Pa pagesa të ndërmjetme;

Një pagesë e vetme kësti në fund të periudhës, pas shitjes së prodhimit.

Nga data 1 Shtator deri më date 23 Shatator ishin me shumë 8000 fermerë të cilët aplikuan për skemën kombëtare “Mbështesim prodhimin e grurit në vend”. Të gjithë fermerët që mbjellin grurëmarrin 30 mijë lekë/hektar nga kjo skemë e AZHBRs, Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.  Kjo mbështetje vjen në një kohë krize globale si pasojë e luftës në Ukrahinë, e cila është një nga prodhuesit e grurit më të mëdhenj ne Europe, për të nxitur prodhimin vendas. Përfitues për mbjelljen e grurit do të jenë fermerët individualë, Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.

Për më shumë infomacion dhe detaje mbi këtë produkt vizitoni faqen tonë te websitit dhe rrjetet tona sociale ose na telefoni në numrin 069 70 60 000.

Website : www.fedinvest.al

Facebook :  @fedinvest.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0