FDA: IQOS është një sistem per ngrohjen e duhanit me risk të modifikuar

FDA: IQOS është një sistem per ngrohjen e duhanit me risk të modifikuar

IQOS

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (FDA) ka vendosur që IQOS, një produkt i kompanisë së duhanit, Philip Morris International, që ngroh por nuk djeg duhanin, mund të klasifikohet si një “produkt me rrezik të modifikuar të duhanit” (MRTP) dhe që informimi i konsumatorëve për ekspozimin e zvogëluar ndaj substancave të dëmshme kur përdoret kjo pajisje, është në përputhje me promovimin e shëndetit publik.

Sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS është produkti i parë dhe i vetëm elektronik, që përdor nikotinë dhe të cilin FDA e ka klasifikuar në kategorinë e “produkteve me rrezik të modifikuar”, duke shpjeguar vendimin e tij me përfundimet e mëposhtme:

  • IQOS ngroh por nuk djeg duhanin;
  • Përdorimi i kësaj pajisje ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme;
  • Hulumtimi shkencor konfirmon që një kalim i plotë nga cigare klasike në IQOS, zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme.

“Ky vendim i FDA përfaqëson një moment historik në fushën e shëndetit publik, në pjesën e parandalimit të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit. Kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në konsensusin shkencor në rritje, që IQOS është një zgjedhje më e mirë sesa të vazhdosh të pish duhan” tha Radmilo Vlaćić, Menaxher i Përgjithshëm i Philip Morris për Shqipërinë, duke shtuar se sistemi i ngrohjes së duhanit, IQOS, është thelbësisht i ndryshëm nga korniza rregullatore e cigareve tradicionale, siç njihet dhe nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA në këtë vendim.

Lexoni: Reduktimi i dëmeve të duhanit përmes produkteve të reja alternative

Bashkëpunimi midis qeverive dhe organizatave që kujdesen për shëndetin publik, siç u demonstrua me këtë rast në Shtetet e Bashkuara, do të përshpejtonte kalimin e duhanpirësve të rritur në produkte, që janë një zgjedhje më e mirë për shëndetin e tyre. E vetmja mundësi për të mos rrezikuar, mbetet që asnjëherë të mos filloni ose të lini plotësisht të gjitha produktet e nikotinës. Por për ata që nuk i lënë, më e mira që mund të bëjnë është të kalojnë plotësisht në produktet e kontrolluara, me baza shkencore, pa tym.

Që nga 31 Mars 2020, 10.6 milionë duhanpirës në të gjithë botën, kanë hequr dorë plotësisht nga cigaret dhe janë transferuar në IQOS “, shtoi Vlaćić duke përfunduar se risitë si IQOS, mund të përshpejtojnë në mënyrë dramatike uljen e numrit të duhanpirësve, që është një mundësi e shekullit, që nuk duhet humbur.“

Vendimi për dhënien e lejes Philip Morris pas aplikimit MRTP për të klasifikuar sistemin IQOS si një produkt për duhanin me rrezik të modifikuar, pasoi një analizë gjithëpërfshirëse të dokumentacionit të gjerë shkencor, që kompania i paraqiti agjencisë në Dhjetor 2016. Ky vendim u parapri me miratimin e FDA nga Prilli 2019, i cili mundësoi komercializimin e IQOS në tregun amerikan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0