Fansat mund të rrinë të qetë! Regjisori i Squid Game në bisedime me Netflix për sezonin e tretë - Business Magazine Albania

Fansat mund të rrinë të qetë! Regjisori i Squid Game në bisedime me Netflix për sezonin e tretë

Squid Game është kthyer padyshim në serialin hit të vitit 2021. Por edhe pse i pëlyqer në të gjithë globin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për krijuesin e tij i cili, para disa kohësh tha se “është shumë e lodhshme të mendosh për krijimin e një sezoni të ri”.

Por, kur popullariteti i serialit arriti majat, duke u bërë seriali më i ndjekur në Netflix, mendimi i Hwang Dong-hyuk ndryshoi. Jo vetëm që Dong-hyuk konfirmoi praninë e sezonit të 2-të, mirëpo tashmë ai është në diskutime e sipër me Netflix për zhvillimin e një sezoni të 3-të.

“Unë jam në diskutime me Netflix mbi sezonin e 2-të dhe të 3-të.” tregoi Hwang për median koreane KBS. “Ne do të arrijmë në një konkluzion së shpejti, pasi e dimë shumë mirë se njerëzit po na presin me padurim.”

Lexo edhe: Ja përse “Squid Game” i solli probleme kësaj 32 vjeçareje

Kjo është hera e parë që Hwang Dong-hyuk ka përmendur praninë e sezonit të 3-të. Ne jemi shumë kurioz të dimë se për çfarë do të flitet në këtë sezon, pasi për sezonin e dytë Hwang tregoi disa detaje.

“Une ju premtoj. Gi-hun do të kthehet. Ai do të bëjë diçka për botën.” Mirëpo çfarë do të bëjë Gi-hun?

“Sezoni i dytë do të përqëndrohet mbi Gi-hun. Ai do të takojë shumë persona dhe njerëz të cilët do ta ndjekin vazhdimisht.” Në tetor ai tregoi se ishte i interesuar për të përfshirë më tepër këndvështrimin mbi rolin e policisë në vendlindjen e tij gjatë këtij sezoni.

cnet 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0