Familja ka një rol kyç drejt prosperitetit

Familja ka një rol kyç drejt prosperitetit

familja

Nga Shpresa Rupar

Duke e pasur të qartë rolin e familjes në rrugën tonë drejt prosperitetit flas dhe shkruaj shpesh për rolin e familjes dhe të prindërve në jetën e fëmijëve.

Lexo: Trajnim profesional: Burimet njerëzore

Natyrisht, që as sot në Ditën Ndërkombëtare të familjes, nuk mund të rri pa risjellë shkrimet e mia, pavarësisht se e kam të qartë që familja është një temë tepër të ndjeshme, sidomos për ne shqiptarët, që e vlerësojmë shumë atë.

Por, a e vlerësojmë me gjithë mend!

A bëjmë gjithçka për familjarët nga dashuria dhe respekti që kemi për ta apo thjesht se ashtu duhet apo thjesht se familjes duhet ti dalim krahë pavarësisht asaj çka na ofrojnë në pjatë, pavarësisht dhunës fizike, psikologjike, manipulimeve të ndryshme, paragjykimeve brenda saj e të tjera probleme që hasin shumë e shumë njerëz gjatë jetës së tyre!?

Për të kuptuar më mirë pse-në dhe për të qenë vetë më të qetë fillimisht duhet të gjejmë kurajon të shohim të vërtetën në sy.

Këto të vërteta lakuriqe shpesh, shumë shpesh dhembin, por nëse nuk i pranojmë si të vërteta do vazhdojnë të dhembin.

Të gjithë kemi nevojë që familja të na pranojë ashtu si jemi, nuk ka rëndësi nëse kemi nota të shkëlqyera apo mezi kalojmë klasën, nuk ka rëndësi nëse kemi një pozitë të lartë apo punojmë diku si pastrues/-e, nuk ka rëndësi nëse flasim dy, tre apo shtatë gjuhë të huaja apo kemi lindur memec, nuk ka rëndësi nëse kemi ngritur një vilë fantastike apo me shumë vështirësi po paguajmë kredinë për një garsoniere, nuk ka rëndësi nëse ndjekim modën e fundit apo blejmë rroba të përdorura, nuk ka rëndësi nëse kemi ditë kur mendojmë se zotërojmë botën apo kemi ditë kur duam të strukemi në një cep kur as veten nuk duam të shofim në pasqyrë, nuk ka rëndësi nëse kemi ditë kur mund të rrimë netë pa gjumë për ti shërbyer një familjari ose kemi ditë që as telefonin nuk duam ta kapim.

Pikërisht në këto ditë të errëta, ditë që i kemi të gjithë, kuptojmë ku ndodhemi në marrëdhënie me familjarët tanë. Marrëdhëniet familjare janë tepër komplekse dhe mund të jenë tepër problematike, sidomos në rastet kur nuk ndihemi të lirë në zgjedhjet tona.

Duke u nisur nga situata e vështirë ekonomike, politike si dhe probleme të ndryshme, në Shqipëri jemi rritur thuajse të gjithë në një periudhë të ngarkuar me shumë manipulime emocionale si nga shoqëria jashtë por edhe brenda familjes, manipulime që dashje pa dashje përçohen nga brezi në brez. Zakonisht njerëzit më të afërt i njohin shumë mirë pikët tona më të dobëta dhe për të plotësuar nevojat e tyre janë pikërisht ata që shpesh na godasin në këto pika duke na thithur shumë energji nga jeta dhe nga rehatia jonë personale.

Lexo: Arbri Kopliku fiton 100% bursë në “Massachusetts Institute of Technology”

Çfarë lidhje ka ky piedestal me familjen?

Shpesh i zbukurojmë marrëdhëniet mes prindërve, pavarësisht se shumë prej tyre nuk ishin apo vazhdojnë të mos jenë të lumtur me njëri-tjetrin.

Tani që jam bërë më e vëmendshme ndaj marrëdhënieve mes njerëzve dhe ska si të jetë ndryshe, kur komunikimi është tema ime kryesore të cilën trajtoj, kam arritur në konkluzionin se shumica nuk e marrin guximin të largohen nga një lidhje toksiske apo të divorcohen nga një martesë jo e lumtur nga frika e thashethemeve, nga frika e humbjes së shoqërisë, në fund të fundit thjesht kanë frikën se do ti tregojnë botës imperfeksionin e tyre, duke mos llogaritur pasojat që po ju lenë brezave në vazhdim.

Shpesh ngremë në piedestal çiftet që vazhdojnë të rrinë bashkë për hatër të fëmijëve, pavarësisht se e vetmi mjet komunikimi mes tyre janë ulërimat apo deri në ekstrem moskomunikimi për muaj me radhë. Sot janë me shumicë rastet kur fëmija, pavarësisht se mund të jetë në moshë madhore, ndihet fajtor që prindërve ju desh të bënin “gjithë këto sakrifica” për hatër të tij.

Shpesh zbukurojmë dashurinë e kushtëzuar dhe varësinë nga partneri/-rja, pavarësisht se sot dihen pasojat e të jetuarit me një person me çrregullime të tilla personaliteti, anglisht DPD (Dependent Personality Disorder).

Shpesh ngremë në piedestal ato familje që kanë fëmijë të shkëlqyer në shkollë, pavarësisht se përmes këtyre fëmijëve prindërit duan të plotësojnë egon e tyre. Shpesh zbukurojmë apo ngremë në piedestal dikë për sakrificat që mund të ketë bërë, pavarësisht se ndoshta pas këtyre sakrificave mund të fshihet me qëllim për të mos u ndeshur me problemet e veta. Por pavarësisht gjithë këtyre arsyeve, vazhdojmë të mendojmë dhe ju garantoj jo vetëm në Shqipëri, që familja duhet respektuar.

Lexo: Trump beson se vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit

Pse?

Thjesht shumicën e mban ende shpresa e vetme se një ditë “ndoshta” familja do ta pranojë për atë që është, një ditë “ndoshta” do ti ofrojnë dashurinë pa kushte, një ditë “ndoshta” mund të krjojnë albumin e jetës ashtu si e ka ëndërruar me qindra e mijëra herë, një ditë “ndoshta” do ti thotë dikush më fal për gjithçka, një ditë “ndoshta”., ., ., ., as vetë nuk e di se çfarë mund të sjell kjo “ndoshta”.

Shpesh flasim për respektin që duhet të tregojmë, pavarësisht se nuk dimë të respektojmë veten. Ndoshta është koha të fillojmë të respektojmë dhe të duam veten, pasi vetëm duke ndryshuar këtë lidhje me veten mund të ndryshojmë dhe marrëdhëniet tona me të tjerët. Nëse tregohemi zemërgjerë ndaj vetes, mund të jemi më zemërgjerë edhe ndaj të tjerëve, nëse dimë ti japim dashuri vetes mund të përçojmë të njëjtat ndjenja tek të tjerët.

Në fund do shtoja le të japim në marrëdhëniet me të tjerët atë çfarë presim edhe vetë nga të tjerët. Ndoshta me përpjekjet e përbashkëta dhe me energjinë që investojmë mundet të ndryshojmë së pari konceptin e këtyre marrëdhënieve, mundet të ndryshojmë pritshmëritë, gjithmonë për të përmirësuar marrëdhëniet dhe komunikimin mes familjarëve. Ndoshta le ta marrim si diçka që ju detyrohemi brezave në vazhdim, se në fakt ju detyrohemi ashtu si për shumë gjëra të tjera. Ndoshta tek ky “detyrim” ndaj brezave në vazhdim mund të gjendet fuqia për ti dhënë njëri-tjetri dashuri pa kushte mund të gjendet forca për të dal mbi egon e brendshme, mund të hapim krahët dhe zemrën pë të ndihmuar njëri-tjetrin në procesin e gjatë të jetës, pasi jashtë secili prej nesh ngarkohet me mjaft probleme dhe supet tona të brishta nuk mund të mbajnë çdo thes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0