Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka premtuar faljen e të gjithë gjobave ndaj biznesit të vogël nga sistemi elektronik e-tax në vlerën e 10 mijë lekëve për vonesë në dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Ministri tha se shumë shpejt do t’i propozohet Parlamentit që këto gjoba të falen.
Por kreu i Financave u bëri apel bizneseve që të zbatojnë ligjin pasi vendosja e gjobave nuk është e padrejtë.
“Administrata tatimore ka shpjeguar se edhe pse janë të regjistruar në QKR, këto biznese duhet të dorëzonin formularin e deklarimit të punonjësve dhe në zyrat e taksave”.
Edhe pse nuk dihet se sa biznese janë gjobitur mendohet se sistemi ka vendosur rreth 30 mijë gjoba për mijëra biznese të vogla në shkallë vendi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto