Faleminderit Kosovë për leksionin politik - Business Magazine Albania

Faleminderit Kosovë për leksionin politik


Kanë emocionuar zgjedhjet në Kosovë edhe më indiferentin prej shqiptarëve. Ndërsa rrjedha e emigracionit në Shqipëri po “infekton” deri edhe drejtues institucionesh e profesorë, duke na treguar nivelin më të ulët të shpresës tek ekonomia dhe institucionet në Shqipëri, Kosova ndez një shkëndijë optimizmi.

Kosova votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 6 Tetor. Përpara shpalljes së rezultatit, ra në sy shpejtësia e numërimit të votimit dhe shpallja e rezultateve në një kohë rekord. Sigurisht, rekord për Shqipërinë, ku numërimi mund të zgjasë edhe disa muaj.

Lëvizja Vetëvendosja (LVV) me në krye Albin Kurtin rezulton të ketë kryesuar zgjedhjet në një garë të fortë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), ka marrë gati 26% të votave.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se, ai dhe partia e tij janë të gatshëm që të ftojnë LDK-në për një koalicion paszgjedhor për krijimin e qeverisë së re, ndërsa ka theksua gjithashtu se do të mbajë të gjitha premtimet që ka bërë më herët.

Sipërmarrës të Kosovës që po investojnë në të gjithë rajonin e Ballkanit thanë për Businessmag se, “fitorja e 6 Tetorit në Kosovë është domethënëse për të gjithë shqiptarët. Po rritet vetëdija kolektive për politikën dhe politikanët e ndershëm”.

Tashmë një opozitar i përjetshëm pritet të drejtojë Kosovën. Në fjalën e tij si kryeministër, Kurti foli për nevojën e nxjerrjes së Kosovës nga kriza, kapja e shtetit dhe politikat do të fokusohen tek zhvillimi social i tij dhe ulja e papunësisë.

“Kur opozita bëhet qeveri, kurorëzohet ndryshimi”, tha Kurti.

Fitorja e Vetëvendosjes ka ngjallur shpresë mes elektoratit gri në Shqipëri. Janë kryesisht sipërmarrës e profesionistë, që po synojnë të ndërtojnë me ngulm të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ky është një mesazh që lexohet më së shumti mes mediave sociale, ndërsa mediat më të mëdha në vend (të ndikuara nga politika) nuk kanë përçuar të njëjtin entuziazëm.

https://youtu.be/N94pk7P1aPA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0