Falë Samsung, tani mund të flisni me frigoriferin

Falë Samsung, tani mund të flisni me frigoriferin


Duket se televizorit po i humbet kuptimi. Tani netët e vetmuara do ti kaloni me… frigoriferin.

Samsung gjithmonë përpiqet për t’i shtuar sa më shumë opsione produkteve të tij. Dhe këtë herë zgjodhi frigoriferin.

Gjigandi i teknologjisë njoftoi sot në CES një version të ri të frigoriferit inteligjent, që tani përfshin komanda zanore, altoparlant AKG dhe shumë opsione që çdo frigorifer do të donte të kishte.

Frigoriferi përdor asistenten Bixby dhe ju mund ta komandoni atë me anë të zërit tuaj.

Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por ju mund ti kërkoni Bixby të luaj një video nga kamera e tij e lidhur me internetin, ose të ndezë dritat e shtëpisë. Ekrani i frigoriferit e bën më të lehtë përdorimin e paisjeve inteligjente.

Frigoriferi Family Hub gjithashtu programon orarin e vakteve tuaja dhe ju sugjeron receta të ndryshme për një dietë sa më të mië. Përveç se mund t’i flisni ju dhe mund të argëtoheni me të, duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, duke parë fotot, kujtimet tuaja e shumë më shumë.

Ky është frigoriferi ideal të cilin nuk do ta doni vetëm në verë, por edhe në dimër.

/Mashable

https://www.youtube.com/watch?v=qlq1y_ndZgo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0