Falco.al, aplikacioni i cili kursen xhepat tuaj

Falco.al, aplikacioni i cili kursen xhepat tuaj


Në ekonomi me fuqi jo shumë të madhe blerëse (përgjithësisht) si ajo e Shqipërisë, ofertat dhe uljet e çmimit janë tepër atraktive. Në fakt, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Pse të paguash për të njëjtën gjë më shumë kur mund të paguash më pak?

Falco.al, ka gjetur një mënyre interesante për të na kursyer shpenzimet.

Një aplikacion i cili gjithashtu vë në provë njohuritë tona. Ai është tepër i thjeshtë për tu përdorur dhe merr vetëm pak minuta për t’u bërë pjesë e tij.

Aplikacioni është hedhur për herë të parë online vetëm 4 ditë më parë. Le t’i hedhim një sy.

Falco.al, është i disponueshëm si për iOS ashtu edhe për Android, dhe është i krijuarn nga OCTOFUTURE SH.P.K.

Sapo hapim aplikacionin për herë të parë, na shfaqet dritarja e parë e cila na tregon 3 mënyrat se si mund të vazhdojmë më tej.

E para është Log In, të cilën e klikojmë pasi jemi regjistuar më parë. Më pas Sign Up, e cila na lejon të regjistrohemi nëpërmjet një adrese e-mail. Dhe për “përtacët”, “Log in with Facebook”.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Më pas na shfaqen ofertat e ndryshme të cilat mund ti fitojmë vetëm me nj klikim të vetëm. Në formën e njoftimit, na vjen një kod unik i cili na ben posedues të ofertës.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmagButoni i dytë, na shfaq lojrat e ndryshme, të ofruara nga kompanitë pëkatëse. Në rast se arrimë të zbulojmë emrat e objekteve në foto, ne bëhemi fitues i ofertës. Si njohës i makinave, zgjodha të provoj lojën me ofertën e ofruar nga Gulf.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Në rast të mbarimit me sukses të saj, na shfaqet mesazhi, dhe na vjen një lajmerim i cili përmban edhe kodin e ofertës tonë.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Butoni i tretë, na jep mundësinë të zgjedhim vetë se për çfarë kategorie ofertash jemi të interesuar. Mund të zgjedhim midis restoranteve, bareve, veshjeve etj.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Në butonin e katërt kemi mundësi të shohim të gjitha njoftimet që na kanë ardhur, në kohë, të përbëra nga kodi dhe numri i telefonit. Një nën kategori e saj është edhe seksioni i Ftesave.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Butoni i pestë dhe i fundit, është profili ynë, i cili na tregon pikët, numrin e ofertave të përfituara. Gjithashtu më poshtë gjenden të gjithash ofertat tona, me imazh dhe më shumë informacion se ai tek butoni paraardhës.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Për ta bërë akoma edhe më të lehtë punën, aplikacioni gjithashtu na tregon në hartë vendndodhjen e dyqanit/pikës se ku mund t’a përfitojmë ofertën.

falco-al-aplikacioni-i-cili-kursen-xhepat-tuaj-businessmag

Dhe kështu, ju tregouam funksionet kryesore të aplikacionit 100% Shqiptar, i quajtur Falco.al. Ai sot ka më pak se 1 javë që gjendet online. Duke patur parasysh vlerën ekonomike që ai ka për këdo nga ne, shpresojmë se ai do të rritet e zhvillohet, e të bëhet një nga aplikacionet më të dashur për të gjithë ne.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0