Facebook sjell emocione të reja - Business Magazine Albania

Facebook sjell emocione të reja


Ditën e sotme Facebook ka shtuar disa butona të rinj për të shprehur reagimet ndaj një postimi. Përveç butonit tradicional Like, Facebook ka shtuar butona të tjerë që shprehin emocionet e përdoruesve si: Love, Haha, WoW, Sad dhe Angry. Arsyeja pse Facebook ka vendosur të shtojë këto butona është se përdoruesit kanë kërkuar gjithmonë më shumë alternativa për t’u shprehur dhe butoni simbol Like nuk mjaftonte. Facebook akoma  nuk ka shtuar një buton Dislike, por alternativat Sad dhe Angry i vijnë në ndihmë të gjithë atyre që janë të pakënaqur ndaj një postimi.

facebook2

Facebook ka filluar testimin e këtyre butonave në Irlandë, Spanjë, Kili, Filipine, Portugali, Kolumbi dhe Japoni që në tetor të vitit 2015. Butoni Like ka qenë objekt diskutimi për shumë kohë, deri sa themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u shpreh i hapur ndaj alternativave të reja.

Gjithashtu që sot çdo postim do të numërojë jo vetëm numrin e pëlqimeve, por edhe numrin e emocioneve të tjera si Love apo WoW. Mos u habisni kur të shikoni sot, një shpërthim emocionesh të reja në rrjetin social më të madh në botë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0