Facebook përballet me padinë që do t'i kushtojë miliarda paund dëmshpërblim - Business Magazine Albania

Facebook përballet me padinë që do t’i kushtojë miliarda paund dëmshpërblim

Deri në 44 milionë përdorues të Facebook në Mbretërinë e Bashkuar mund të ndajnë 2.3 miliardë paund dëmshpërblim, sipas një eksperte që synon të padisë kompaninë.

Dr. Liza Lovdahl Gormsen pretendon se Meta “ka abuzuar me dominimin e saj në treg” për të vendosur një “çmim të padrejtë” për përdorimin falas të Facebook me të dhënat personale të përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo synon ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës. Një përfaqësues i Meta tha se përdoruesit kishin “kontroll të plotë” të informacionit që shpërndanin.

‘Fitime të tepërta’

Facebook “abuzoi me dominimin e tij në treg për të vendosur kushte të padrejta ndaj britanikëve, duke marrë fuqinë për të shfrytëzuar të dhënat e tyre personale”, thotë Dr. Lovdahl Gormsen.

Lexo edhe: 2022- viti kur më shumë se kurrë do “luftohet” për të mbrojtur të dhënat. Hakerat kanë perfeksionuar metodat

Këto të dhëna, të mbledhura midis 2015 dhe 2019, siguruan një pamje shumë të detajuar të përdorimit të të dhënave të britanikëve në internet, duke ndihmuar kompaninë të merrte “fitime të tepërta”.

Megjithatë, në nëntor, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar hodhi poshtë një kërkesë për miliarda paund dëmshpërblim nga Google mbi gjurmimin e pretenduar të paligjshëm të miliona iPhone-ve, Google tha se çështja ishte adresuar një dekadë më parë.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0