Facebook në një bashkëpunim të ri me bankat

Facebook në një bashkëpunim të ri me bankat


Facebook kërkon që më shumë banka t’i bashkohen Messenger-it dhe të ndajnë aty të dhënat financiare të përdoruesve të tyre.

The Wall Street Jorunal raporton se, Facebook po kërkon nga bankat informacione lidhur me kartat e kreditit dhe balancat e llogarive të përdoruesve. Këto të dhëna do të përdoren nga Messenger si opsione të reja për të njoftuar përdoruesin për veprimtaritë e ndryshme në llogarinë e tij.

Kjo ide lindi për të lehtësuar komunikimin me bankën, gjë që fizikisht kërkon më shumë kohë dhe durim.

“Ne nuk do ta përdorim këtë informacion përtej asaj që duhet për të ofruar shërbimin e klientit. E kemi të qartë se pjesa më kritike e këtij bashkëpunimi, është të ruajmë informacionin dhe t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të sigurt”, tha Facebook nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Përfshirja e informacionit financiar të një përdoruesi në Messenger do t’i lejonte bankat të ofronin shërbimin e klientit nëpërmjet platformës, siç bëjnë tashmë disa kompani të kartës së kreditit, tha Facebook.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0