Facebook: Me anë të Inteligjencës artificiale do të përmbledhë lajmet - Business Magazine Albania

Facebook: Me anë të Inteligjencës artificiale do të përmbledhë lajmet

Facebook po punon për një zgjidhje me anë të  inteligjencës artificiale (IA) që mund të përmbledhë një lajm, në mënyrë që përdoruesi të mos duhet të lexojë të gjithë tekstin. Sipas raporteve nga faqja amerikane BuzzFeed, ishte drejtori teknik i Facebook, Mike Schroepfer, në një takim kompanie në fund të vitit, jo i hapur për publikun, i cili njoftoi për këtë arritje teknologjike.

”Zgjidhja quhet TLDR, një shkurtesë në anglisht që do të thotë ‘shumë e gjatë, nuk e kam lexuar’ dhe duhet të përdoret gjithashtu për të siguruar një përmbledhje vokale të lajmeve”, deklaroi ai.

Gjatë takimit, Schroepfer foli edhe për teknologjitë e tjera për të ardhmen në të cilën është angazhuar Facebook, duke përfshirë një përkthyes universal, një rrjet social realiteti virtual të quajtur Horizon dhe i populluar nga avatar si edhe një sensor nervor i aftë për të lexuar dhe përkthyer në veprim e sipër komandat e dhëna me mendje.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0