Facebook ju mëson si të ruani të dhënat personale. - Business Magazine Albania

Facebook ju mëson si të ruani të dhënat personale.


Facebook nuk është emri i parë që ju vjen ndërmend kur mendoni për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesit, por po shpreson se një fushatë e re edukimi, do ta ndryshojë këtë.

Në vijim të nxjerrjes së ligjeve të reja të Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave, rrjeti social blu ka zbuluar ‘’principet e saj te privatësisë’ për herë të parë. Gjithashtu, po nxjerr edhe video në News Feed të cilat i shpjegojnë përdoruesit se si të menaxhojë reklamat që shfaqen në faqe, si të fshijë postimet e vjetra dhe se cfarë ndodh me të dhënat e tyre kur një llogari fshihet.

Nën rregulloren e re të Bashkimit Europian, për mbrojtjen e të dhënave,  kompanitë duhet ta bëjnë më të thjeshtë për përdoruesit që të tërheqin dhe të fshijnë të dhënat e tyre dhe të raportojnë mbi shkeljet e të dhënave brënda 72 orëve. Rregullat e reja do të përfshihen në 25 maj.

Kjo nuk duhet ngatërruar me termat dhe kushtet, pasi principet e privatësisë në Facebook janë në thelb premtime për të mbajtur të dhënat tuaja të sigurta, për të treguar si të merrni drejtimin e tyre dhe të përmirësoni veglat që përdorni në rrjet. Ndërkohë, videot edukuese të cilat do të shfaqen herë pas here do të rikujtojnë këto informacione.

Facebook po lufton ndërkohë edhe me problemet në News Feed, ku ndodh vënia në prioritet e publikuesve të tjerë dhe faqeve të ndryshme, në vend të postimeve nga miqtë dhe pikërisht kjo po kërkohet të ndryshohet. Në vazhdim, Facebook do ti mundësojë komunitetit të saj prej 2 miliard përdoruesish, që të rendisë burimet e lajmeve sipas besueshmërisë.

Së bashku me Twitter dhe Google, Facebook është paraqitur përballë Komitetit të Inteligjencës në Senat, për reklamat e lidhura me Russian Internet Research Agency. Rrjeti i famshëm social ka pranuar se propaganda ruse është parë nga mbi 150 milion llogari duke përfshirë edhe postimet në Instagram.

Burimi: engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0