Facebook e JP Morgan po punojnë për kriptovalutën e tyre të qëndrueshme - Business Magazine Albania

Facebook e JP Morgan po punojnë për kriptovalutën e tyre të qëndrueshme


50 inxhinierë dhe ekspertë të informatikës po punojnë nën drejtimin e David Marcus, ish president i PayPal, në një zyrë të izoluar, me një identifikimi të posaçëm, në mënyrë që asnjë punonjës tjetër të mund të ndërhyjë. Skuadra është e angazhuar t’i dalë në krye projektit që mund të jetë baza e një Facebooku të ri. Një kriptovalutë që do t’i lejojë përdoruesit e What’s up –që kontrollohet nga Facebook, dhe e destinuar të integrohet në platformën e vetme të programuar nga Mark Zuckerberg – të shkëmbejë para në kohë reale me miq e familjarë ashtu siç dërgohet një mesazh.

Jp Morgan ka bërë të ditur rreth dy javë më parë, se po punon për të kaluar pagesat mes klientëve në blockchain. Kjo është banka e parë e Wall Street që thyen akullin për një botë që shihet me mosbesim nga institucionet e mëdha financare. Flitet për shifrat e mëdha. Vetëm Jp Morgan qarkullon çdo ditë 6 trilionë dollarë.

Të dy kompanitë e mëdha mund t’ia dalin pikërisht në atë pikë, ku startup-et e bitcoin kanë dështuar deri më tani: ta kthejë mainstream mjedisin alternativ të kriptovalutave. E provojnë me të njëjtin instrument, stablecoin, valuta dixhitale të lidhura me një objekt fizik që siguron stabilitet.

Nëse monedha e JP Morgan do të jetë e barabartë në vlerë me dollarin, FaceCoin, në New York Times, do të lidhet me një grup valutash. “Eksperimenti i monedhave të qëndrueshme ofron mundësinë të tejkalojë vështirësitë e përshtatjes së kriptovalutave. Duke eliminuar luhatshmërinë e madhe të këtyre instrumentave, zgjerohet mundësia e përdorimit publik pasi shfrytëzohen kushtet e transparencës dhe programimit, duke zbuluar në fund të fundit vlerën e vërtetë të mungesës së ndërmjetësimit”, thotë Francesco Bruschi, profesor i informatikës në Milano.

«Stablecoin tregon se blockchain do të mundësojë qarkullimin efektiv të parasë në internet. Në këtë mënyrë, lind një nxitje për të shfrytëzuar mundësinë e një teknologjie që ofron shumë liri”, thotë Christian Miccoli, Ceo i Conio, një startup aktiv në kriptovalutë.

Në fakt, kriptovaluta që sfidon luhatshmërinë e lartë të bitcoin, funksionon si një lloj fature. Ka tashmë monedha si Tether, e garantuar teorikisht nga rezerva ekuivalente me dollarin, por me diskutime për dyshimet e mashtrimit. Sigurisht Jp Morgan apo  Facebook kanë një tjetër nivel besueshmërie, por edhe në këtë rast, flitet për prerje “private”, që shkojnë sërish rreth një lojtari qëndror, duke hedhur poshte parimin bazë të bitcoin, atë të decentralizimit.

Il sole 24 ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0