Një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët e rinj më të rëndësishëm në sektorin e ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës dhe publikut të gjerë vjen në Panairin”Build & Live Smart Expo 2022″
Panairi “Build & Live Smart Expo 2022″u hap sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të shtunën, më 29 tetor 2022.
Në ceremoninë e hapjes së eventit morën pjesë Drejtoresha Ekzekutive e Expocity Albania, znj. Aulona Hoxha, zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi, Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Beitja, Drejtor i Institutit të Ndërtimit z.Artan Shkreli dhe kryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës znj.Elisabeta Katia.
Drejtoresha ekzekutive e Expocity theksoi rëndësinë dhe ndikimin kryesor në jetën e secilit prej elementëve kryesorë në sektorin e ndërtimit, ajo gjithashtu ftoi kompanitë që të kenë sa më shumë bashkëpunim mes kompanive pjesëmarrëse.
Zv.kryetari i Bashkisë Z. Andi Seferi u shpreh se ky panair është i një rëndësie shume të madhe pasi i ka munguar prej kohësh tregjeve të vendit tonë dhe prek një nga degët kryesore të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Ai u shpreh gjithashtu se në një kohë kur situata e luftës dhe elemente të tjerë si kriza e energjisë dhe çmimeve po e mbajnë këtë sektor në një situatë të paqëndrueshme, bashkëpunimi ndërmjet kompanive duhet të jetë thelbësor.
Lexo: Rikthehet INNVEST Summit, një konferencë dy ditore dedikuar teknologjisë dhe investimeve
“Një platformë si ky panair i bashkoi të gjithë këta elementë për të qenë më në sinergji me njëri-tjetrin. Jemi në një gjendje në të cilën lufta po e mban të paqëndrueshëm këtë sektor dhe elementë të tjerë e bëjnë të nevojshme që ky sektor jo vetëm të jetë më i fuqishëm, por edhe më racional me njëri-tjetrin. Është gjithmonë e më shumë i nevojshëm krijimi i shtëpive inteligjente, gjetja e implementimeve të teknologjisë, pasi kemi pasur shumë raste kur ndërtesat janë ndërtuar me kosto të larta jo vetëm të ndërtimit, por edhe të mirëmbajtjes. Prandaj, shpresoj që bizneset pjesëmarrëse në këtë panair do ta shfrytëzojnë sa më shumë bashkëpunimin mes njëri-tjetrit, u shpreh Seferi.
Një tjetër element që u prek nga përfaqësuesit e industrisë është kombinimi i energjisë së rinovueshme në ndërtimet e reja. Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Ilir Beitja tha se ne kemi nevojë për një kombinim midis energjisë së rinovueshme dhe industrisë së ndërtimit, në mënyrë që të kemi banesa që furnizohen plotësisht vetë me energji elektrike.
Element i rëndësishëm në këtë fazë ndërtimi është kombinimi i energjive të rinovueshme në ndërtimin e banesave, ku ka shumë shembuj të plotë të ndërtesave që furnizohen dhe plotësohen vetëm nga energjia e prodhuar nga impiantet e ndërtuara në to.
Kryetarja e dhomës së biznesit të diasporës, Znj. Elisabeta Katiaj, inkuranjoi bizneset që të vazhdojnë më shumë bashkëpunimin edhe postpanairit në mënyrë që të arrihet me të vërtetë qëllimi kryesor i këtij eventi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.