Evropa mund të ndalojë më shpejt seç ishte planifikuar importet energjitike nga Rusia - Business Magazine Albania

Evropa mund të ndalojë më shpejt seç ishte planifikuar importet energjitike nga Rusia

Edhe më shpejt nga sa mendohej, ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, pohoi se vendet anëtare të BE-së mund ta arrijnë gjatë kësaj jave marrëveshjen për propozimin e Komisionit Europian për ndalesën e të gjitha importeve të naftës nga Rusia.

“Mendoj se do të kemi një ujdi këto ditë” u shpreh ai për televizionin LCI. Ministri shtoi se presidenti francez, Emmanuel Macron, më vonë gjatë 10 majit, do të bisedojë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për këtë çështje, e do të përpiqet me sa duket ta bindë aleatin e Vladimir Putin të mos e bllokojë këtë nismë.

Lexo edhe: Ministrat e Energjisë të BE përpjekje për t’u bashkuar kundër kërkesave të Rusisë: “Të shkëpusim varësinë”

Hungaria është kritikja më e madhe e embargos mbi naftën ruse në BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pretendon po ashtu se  ka bërë përparim në bisedimet me Orbanin, sa i përket kësaj çështjeje. Në 4 maj Von der Leyen, prezantoi propozimin e KE-së, si pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Komisioni parashikon që BE-ja të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit. Por, për të miratuar këtë pako të gjashtë të sanksioneve kërkohet mbështetja unanime e 27 shteteve anëtare të bllokut evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0