Evropa lançon një fond prej 750 miliardë eurosh për Coronavirus

Evropa lançon një fond prej 750 miliardë eurosh për Coronavirus


Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka lançuar një paketë urgjente prej 750 miliardë euro (820 miliardë dollarë; 700 miliardë paund) për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit.

BQE do të blejë borxhin e qeverive dhe kompanive në të gjithë eurozonën, përfshirë atë të Greqisë dhe Italisë së trazuar.

Drejtoresha e ECB, Christine Lagarde ka deklaruar se”nuk ka kufij” në angazhimin e Bankës ndaj euros. I ashtuquajturi Programi i Blerjes së Urgjencës Pandemike vjen vetëm gjashtë ditë pasi Banka Qendrore Evropiane, zbuloi masa që nuk i qetësuan tregjet, përkundrazi.

Duke njoftuar këtë veprim të fundit, Lagarde tha që Banka do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur euron në këto “kohë të jashtëzakonshme”. Skema e blerjes së pasurive do të jetë e përkohshme dhe do të përmbyllet kur Banka “të gjykojë se faza e krizës së koronavirus Covid-19 ka mbaruar, por në çdo rast jo para fundit të vitit”, thuhet në deklaratë. Njoftimi erdhi pasi këshilli drejtues i 25 anëtarëve të bankës zhvilloi bisedime urgjente me telefon në mbrëmjen e së mërkurës.

Ditët e fundit, Banka Qendrore Evropiane është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për të mbështetur eurozonën, krahasuar me veprimin drastik të ndërmarrë nga Rezerva Federale e Sh.B.A. Të dielën, FED uli normat e interesit në pothuajse zero dhe filloi një program stimulimi prej 700 miliardë dollarë (604 miliardë paund). Ishte pjesë e aksionit të koordinuar të nisur nga Britania e Madhe, Japonia, Eurozona, Kanadaja dhe Zvicra.

Si pjesë e atij njoftimi, FED tha se do të punojë me bankat e tjera qendrore për të rritur disponueshmërinë e dollarëve për bankat tregtare. Këto të ashtuquajtura linja shkëmbimi të monedhave ishin një mjet i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit financiar pas krizës bankare të vitit 2008.

“Aksioni i koordinuar i sotëm nga bankat qendrore do të përmirësojë likuiditetin global, duke ulur çmimin dhe duke zgjatur afatin maksimal të operacioneve të huazimit të dollarit amerikan”, tha Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney në një deklaratë të përbashkët me Andrew Bailey.

Banka e Japonisë gjithashtu lehtësoi politikën monetare duke u zotuar të blejë asete të rrezikshme me dyfishin e ritmit aktual dhe njoftoi një program të ri kredie për të zgjatur një vit kredi me normë zero për institucionet financiare.

BBC

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0