Evropa, kontinenti ku shpejtësia mobile e internetit është më e larta në botë - Business Magazine Albania

Evropa, kontinenti ku shpejtësia mobile e internetit është më e larta në botë


Ndërkohë që çdo ditë e më shumë shpejtësia mobile e internetit është në rritje, niveli më i lartë i kësaj dukurie është regjistruar në kontinentin e Evropës.

Sipas një raporti vjetor nga firma e internetit me qendër në SHBA, Akamai, thuhet se interneti i pajisjeve të lëvizshme, mobile ka regjistruar një rritje prej 12 për qind, shifër kjo që përkthehet në 6.9 megabit për sekondë.

Britania e Madhe me 27.9 për qind numëron internetin më të shpejtë në Evropë, atë e pason Belgjika me 19.4 megabit për sekondë dhe më pas e ndjek Gjermania me 5.7 megabit për sekond.

Sipas raportit interneti me shpëjtësi më të ulët ndodhet në kontinentin afrikan, në Algjeri ku shpejtësia e tij është 2.2 megabit për sekondë. Ndërkohë interneti me shpejtësinë më të ulët në Azi është në Kaledonian e Re dhe interneti me shpejtësinë më të ulët në kontinentin amerikan është në Venezuelë me shpejtësi 2.3 megabit për sekondë.

Ndërkohë shumë shtete të Evropës ku mes tyre janë Spanja, Holanda dhe Sllovakia janë në listën e vendeve me internetin më të shpejtë.

 

/ Gazeta Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0