Startup Live Tirana - zhvilloni startup-in tuaj - Business Magazine Albania

Startup Live Tirana – zhvilloni startup-in tuaj

~6 minuta lexim


Gati për të çuar startup-in tuaj në një nivel tjetër?

Runtastic, Shpock, mySugr dhe Swell – të gjitha këto startup-e të suksesshme kanë një gjë të përbashkët: Ato kanë qenë në skenën e Startup Live, përpunuan idetë e tyre të biznesit me ndihmën e mentorëve të njohur dhe dolën përpara jurisë së investitorëve!

Dëshironi të njihni projektet e ardhshme startup? Të etur për të mësuar se çfarë do të thotë të punosh në një startup? Pa marrë parasysh nëse jeni pjesë e një biznesi, programues, entuziast i dizajnit apo marketer- Bashkohuni me një projekt gjatë eventit dhe kontribuoni me aftësitë tuaja!

Startup Live është shansi juaj për t’u bërë pjesë e skenës së startup-eve! Paraqisni idenë tuaj, frymëzohuni, krijoni apo bashkohuni me një ekip, merrni feedback nga mentorët ndërkombëtarë, pitch para sipërmarrësve më të mirë në qytet dhe punoni së bashku në bizneset e së nesërmes.

– ARSYET PËR T’U BASHKUAR –

1. Është vendi i duhur për startup-et e ardhshme dhe për të gjithë ata që janë të interesuar në sipërmarrjen dhe inovacionin
2. Njihuni me mentorë të nivelit të lartë dhe ekspertë të industrisë
3. Mësoni 101 mënyrat se si të nisni një biznes
4. Shoqërohuni me pjesëmarrësit, investitorët + përfaqësuesit e medias
5. Praktikoni artin e pitching tuaj
6. Merni dokumente të provuara që ju ndihmojnë të përcaktoni modelin tuaj të biznesit
7. Bëhuni pjesë e skenës suaj lokale të startup-ve dhe krijoni rrjetin tuaj të kontakteve
8. Catering 2-ditor
9. Përfitoni një eksperiencë intensive, por argëtuese
10. Përfitoni nga çmimet e mrekullueshme

A është Startup Live i duhuri për ju?

PO, në qoftë se ju jeni:

◊ një SIPËRMARRËS me një ide të parë të punës, duke kërkuar për bashkë-themelues apo reagime të ekspertëve,
◊ një TALENT, i aftë në një fushë të caktuar (Biznes, Marketing, Dizajn, IT etj) i interesuar për t’u bashkuar dhe mbështetur një ide (të paktën për fundjavë)
◊ një STARTUP, duke kërkuar për feedback të ekspertëve ose duke synuar për publicitet dhe kontakte të investitorëve
◊ një ENTUZIAST, i interesuar në skenën e startup-ve, i fokusuar në kontaktin me njerëz të të njëjtit mendim, me mentorë dhe ekspertë
◊ një STUDENT, i interesuar në sipërmarrje dhe me qëllim për të fituar përvojë
◊ një PUNONJËS KORPORATE, i gatshëm për të eksploruar botën e startup-ve
◊ pa IDE, por Startup Live tingëllon shumë joshës dhe ju duhet të merrni pjesë!

– FAKTE KRYESORE –

KUR: 07- 09 Qershor 2019
KU: TBA
Gjuha: Anglisht (brenda ekipeve zgjedhja e gjuhës është në dorën e tyre)

Për informacione të mëtejshme: startuplive.org/tirana ose kontaktoni përmes Facebook ose postës elektronike në tirana@startuplive.org

RRETH STARTUP LIVE

Njerëzit e duhur në momentin e duhur mund të krijojnë një startup!

Vizioni i Startup Live është të krijojë një komunitet global të mendjeve sipërmarrëse dhe influencuesve të startupeve për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për t’u rritur së bashku. Nuk ka rëndësi nëse jeni anëtarë ekipi të profilit të lartë, investitorë potencial, mentor me përvojë apo media përfaqësuese: Startup Live do të sigurohet gjithmonë që ju do të takoni njerëzit e duhur.

Për t’u bërë pjesë e këtij eventi merrni biletën tuaj këtu.

Nëse dëshironi të jeni partner me programin kryesor të akselerimit në Europë, mund të shkruani në bit.ly/SUL_Partner

Mendoni se mund të kontribuoni në suksesin e pjesëmarrësve me njohuritë tuaja? Atëherë aplikoni si mentor duke shkruar një email tek paulina@startuplive.org

Merrni më shumë informacion dhe biletën tuaj në linkun: https://www.startuplive.org/tirana/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0