Startup Grind Tirana mirëpret Alketa Vejsiu - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Alketa Vejsiu


Është muaji i Femrave Lidere dhe Startup Grind Tirana në datën 6 Qershor, ka kënaqësinë të mirëpresë moderatoren e mirënjohur Alketa Vejsiu.

Alketa Vejsiu është një personalitet i televizionit shqiptar, producente, këngëtare dhe prezantuese radiofonike. Ajo filloi karrierën e saj si prezantuese në “Top Albania Radio”, pas kësaj Alketa filloi të këndonte dhe të organizonte shfaqje televizive në shumë stacione televizive në Shqipëri.

Karriera e saj si këngëtare filloi në moshë të hershme, ku mori pjesë në festivalet e RTSH. Alketa Vejsiu është një producente e mirënjohur e shfaqjeve televizive “Gjeniu i vogël”, “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar Albania”, ‘Nën kurthin e Piter Pan’ etj.

Alketa po menaxhon me sukses biznesin e saj “Class by Alketa Vejsiu”, kompani për planifikimin e martesave dhe menaxhimin e eventeve dhe gjithashtu zotëron revistën dixhitale online “Class“.

Alketa është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi si dhe ka qenë pjesë e programit “Emerging Leaders Program” në Shkollën e Biznesit të Harvard.

Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0