Workshop në Londër: Lançohet libri "Planifiko m'Eliden" - Business Magazine Albania

Workshop në Londër: Lançohet libri “Planifiko m’Eliden”

03-05-2024 17:30:00

Një event special për sipërmarrësit dhe profesionstët shqiptarë në Londër.

Për të gjithë ju që doni të shkëlqeni në udhëtimin tuaj të rritjes personale dhe profesionale dy ngjarje emocionuese do ndodhin me 3 dhe 5 maj 2024. Frymëzuar dhe krijuar nga njohuri dhe koncepte të librit ‘Planifiko M’eliden’. Ky libër është i botuar në dy gjuhë, atë shqipe dhe angleze, si dhe në formatin audio. Klikoni Këtu për më shumë mbi librin.

1.Takim online, Webinar me Elida Motro
Një Webinar interaktiv për një pamje paraprake të koncepteve kryesore të librit. Gjatë këtij takimi online, do keni mundësinë të angazhoheni drejtpërdrejt me autoren dhe të fitoni njohuri mbi përmbajtjen jetë-ndryshuese të librit. Gjithashtu, do keni mundësinë t’ju bëni pyetje disa prej personazheve të librit, si histori suksesi duke zbatur konceptet e librit.
Data: E mërkurë, 3 maj 2024
Ora: 17:30 GMT / 18:30 CET
Vendndodhja: Online – Zoom

Regjistrohu tani KETU!

2.Lançimi i librit ‘Planifiko M’Elidën’
Do jetë një event Networking & Workshop, me përvoja të pasura dhe diskutime kuptimplota. Workshop do të mbulojë se si të adresoni sfidat e karrierës në udhëtimin tuaj personal dhe profesional dhe të maksimizoni networking për sukses, e gjitha kjo e frymëzuar nga konceptet e librit “Planifiko m’elidën”.

Në këtë event, të gjithë do të vendosin të njëjtën kapelë: atë të mendësisë së suksesit.

Jeni të mirëpritur më:
10 maj 2024, ora 18:00 – 20:30
Gaia, 62 Great Russell St, Londër

Numri i kufizuar i pjesëmarrësve, kështu që ju lutemi konfirmoni pjesmmarjen në marketing@emi-cc.com

Rreth Elida Motro

Elida Motro ka mbi 20 vite përvojë në Burimet Njerëzore, Zhvillim Biznesi dhe Leadership. Elida është Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e EMI-CC Coaching and Consulting, një kompani e angazhuar që nga viti 2010 për të përmirësuar performancën e individëve dhe ekipeve në tregun e punës në Shqipëri dhe jashtë saj. Pasioni i Elidës është ndërtimi i Drejtuesve të Biznesit dhe Buriimeve Njerëzore, ndaj studimet e doktoraturës po i kryen në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Universiteti Eisenstadt, Austri. Ajo është certifikuar për Burime Njerëzore nga Universiteti Cornell në New York si dhe ka një diplomë master në marketing nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Elida është një lektore publike dinamike dhe është ftuar shpesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si folëse kryesor për çështjet e menaxhimit të biznesit dhe burimeve njerëzore. Ajo është gjithashtu pedagoge në Tirana Business University dhe në Universitetin e Tiranës. Elida është e njohur për podcast-in e saj të këshillave javore falas “Miqësisht Elida”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0