TechWomen tani mirëpret aplikimet edhe nga Shqipëria! - Business Magazine Albania

TechWomen tani mirëpret aplikimet edhe nga Shqipëria!

07-01-2025 Join

TechWomen hap aplikimet e vitit 2025  dhe për herë të parë mirëpret aplikantë nga Shqipëria!

TechWomen është një nismë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së që bashkon gra udhëheqëse të reja në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM) nga Afrika, Azia Jugore dhe Qendrore, Lindja e Mesme dhe Evropa, me homologet e tyre profesionale në Shtetet e Bashkuara për një program mentorimi dhe shkëmbimi.

Gjatë programit pesë-javor, pjesëmarrëset angazhohen në mentorime të bazuara në projekte në kompani lider në Zonën e Gjirit të San Franciskos ose Çikago, marrin pjesë në workshops për zhvillim profesional dhe aktivitete rrjetëzimi, si dhe udhëtojnë në Uashington, DC për takime të posaçme dhe evente përmbyllëse të programit.

Programi për vitin 2025 do të përfshijë 108 gra nga Shqipëria, Algjeria, Kameruni, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kirgistani, Libani, Libia, Maroku, Nigeria, Pakistani, Territoret Palestineze, Ruanda, Sierra Leone, Afrika e Jugut, Taxhikistani, Tunizia, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Zimbabve.

Aplikimet mbyllen më 7 janar 2025. TechWomen kërkon gra dhe vajza që janë treguar si udhëheqëse të reja në profesionin e tyre të zgjedhur, përmes përvojës së tyre të punës, përvojës vullnetare, aktiviteteve në komunitet dhe arsimimit.

Lista e plotë e kërkesave për pranueshmëri si edhe forma e aplikimit janë të  disponueshme këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0