Inovacioni është në zemër të peizazhit të zhvillimit teknologjik në Shqipëri, dhe AlbaniaTech po ndërmerr një hap të guximshëm për të mbështetur këtë rritje. Më 11 shkurt , hapësira më e re inovative në Piramidën e Tiranës, OneConnect Hub, do të mirëpresë eventin e dytë të “Product Launch” , kësaj rradhe në bashkëpunim me Pigi App!
Ky nuk është një prezantim i zakonshëm produkti. “Product Launch events” nga AlbaniaTech janë dizenjuar si platforma interaktive, ku inovacioni takohet me mundësinë. Pjesëmarrësit do të mund:
- Të krijojnë kontakte me profesionistë të industrisë, themelues startup-esh dhe drejtues të teknologjisë.
- Të njihen nga afër me vizionin e ekipit të Pigit përmes një prezantimi interesant.
- Të eksplorojnë funksionalitetet e reja të aplikacionit Pigi dhe të zbulojnë si mund të transformojnë përvojën e tyre të përditshme.
Për më tepër, ju do të jeni ndër përdoruesit e parë që do të përfitoni nga funksioni i ri i aplikacionit dhe përfitimet ekskluzive që ofron.
Detajet e eventit:
- Data: 11 shkurt
- Vendndodhja: OneConnect Hub, Piramida e Tiranës
- Ora: 17:30 – 19:30
- Agjenda:
- 17:30 – 18:00: Regjistrimi
- 18:00 – 18:15: Intervistë hyrëse me moderatorin
- 18:15 – 18:30: Prezantimi i startup-it (Cyber Morfosis)
- 18:30 – 19:00: Sesi Q&A
- 19:00 – 19:30: Koha për rrjetëzim
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto